BREAKING NEWS

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet për emërimet brenda Partisë Socialiste dhe ia numëron ‘një nga një’ kryeministrit: Gjithçka e vendos Rama sikur është shefi i Shtabit. Si kjo situatë nuk ka pasur ndonjëherë

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet
x
BREAKING NEWS

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu tregon kur vjen kthesa e madhe dhe si parashikohet fundjava

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu
x
BREAKING NEWS

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak Braho hedh dritë mbi skandalin e madh me rrugën Kardhiq-Delvinë: Aferë korruptive! Balluku pjesë e oligarkisë së kryeministrit. Ai është megaloman dhe…/ Rama i ka hipur...

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak
x
BREAKING NEWS

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të drejtë"/ Spartak Braho plas deklaratën e fortë për aferën e inceneratorëve: Skandali është kaq i fortë sa…Ja pse Rama nuk e jep dorëheqjen. A do ketë fundin e Musolinit?

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska të destabilizojë Shqipërinë, protesta e 7 korrikut mund të prodhojë viktima

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal ndaj presidentit, akuzohet së bashku me Kryemadhin për fshehje pasurie, në “filtër” dhe 8 zyrtarë të LSI

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal
x
BREAKING NEWS

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të PD dhe si do e përzërë Sali Berishën pasi gjykata të rrëzojë “Foltoren”

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të
x
BREAKING NEWS

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të “trazojnë” politikën shqiptare pas 24 korrikut

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të
x

Bota

Joe Biden doli në krah të Tajvanit, reagon ‘flakë për flakë’ Kina: Askush të mos...

Joe Biden doli në krah të Tajvanit, reagon ‘flakë për

Kina ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili u zotua nga Tokio se do të mbrojë me çdo kusht Tajvanin, duke mos përjashtuar ndërhyrjen ushtarake, në rast të sulmeve kineze.

Pekini i bëri thirrje presidentit amerikan të mos nënvlerësojë vendosmërinë e Kinës.

Pas përfundimit të Luftës Civile në Kinë në 1949, Tajvani drejtohet nga një qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Pekini ka ende shpresa të “ribashkojë” ishullin me “atdheun mëmë”.

Për këtë arsye Biden nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës, veçanërisht nëse autoritetet tajvaneze e shpallin zyrtarisht ishullin të pavarur.

Biden konfirmoi sot nga Tokio se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë ushtarakisht Tajvanin nëse Pekini pushton ishullin.

“Askush nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë e fortë, vullnetin e fortë dhe aftësinë e fortë të popullit kinez për të mbrojtur sovranitetin e tyre kombëtar dhe integritetin territorial ”, tha Wang Wenbin, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze në përgjigjen e tij ndaj Bidenit.

“Ne i bëjmë thirrje me forcë Shteteve të Bashkuara që të përmbahen nga dërgimi i mesazheve të rreme për forcat separatiste në Tajvan,” shtoi ai.

Nga ana e saj, Ministria e Jashtme e Tajvanit falënderoi sot Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e tyre.

Ministria tha se mirëpret dhe falënderon Biden dhe qeverinë amerikane për riafirmimin e angazhimit të tyre ndaj Tajvanit, duke shtuar se qeveria e ishullit do të vazhdojë të forcojë mbrojtjen e saj dhe të thellojë bashkëpunimin e saj me vende si SHBA dhe Japonia për të mbrojtur sigurinë e saj.