BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Bota

Joe Biden nis turin e takimeve në Europë, mesazh të qartë Putin për lidhjet e SHBA me aleatët europianë

Joe Biden nis turin e takimeve në Europë, mesazh të qartë

Presidenti amerikan Joe Biden ka nisur turin e takimeve në Europë në vizitën e tij të parë jashtë Shteteve të Bashkuara që nga marrja e mandatit. Ditën e djeshme ai ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson. Pjesa kryesore e vizitës së Presidentit amerikan në Britani, është pjesëmarrja në takimin e nivelit të lartë të G-7-ës, ku marrin pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanada, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia. Ndërsa hipte në Air Force One për t'u larguar nga Uashingtoni, Presidenti Biden tha se objektivi i tij për udhëtimin ishte forcimi i lidhjeve me aleatët, duke ia bërë të qartë Putinit dhe Kinës se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrëdhënie të ngushta. Atmosfera e paraqitur nga mediat ka qenë shumë e qetë madje ka filluar me batuta nga zoti Biden mbi martesën e zotit Johnson, i cili nga ana e tij e ka kthyer batutën duke u shprehur se nuk ka ndërmend që të kundërshtojë asnjë fjalë të presidentit amerikan. Takimi i parë i presidentit Biden ishte në bazën ushtarake amerikane në RAF Mildenhall në Mbretërinë e Bashkuar, ku ai iu drejtua forcave amerikane. "Për të gjithë ju aviatorë dhe ushtarë, unë dua t'ju them, faleminderit. Ne ju detyrohemi. Ne jemi shumë krenarë për ju", tha Presidenti Biden. Presidenti amerikan foli për axhendën e tij në G-7, NATO dhe Bashkimin Evropian në ditët në vazhdim, si dhe për takimin e tij me Presidentin rus Vladimir Putin javën e ardhshme.

Qëndrimi i Johsnon

Ndërkohë kryeministri Johnson është shprehur se marrëdhënia Britani- SHBA është e një rëndësie shumë të madhe për sigurinë globale. Ai është shprehur se kaq shumë tema në të cilat administrata amerikane dëshiron të bashkëpunojë me Britaninë, përfshirë sigurinë, NATO-n dhe ndryshimet klimatike. Ai i ka vlerësuar takimin me presidentin Biden si fantastike dhe që zgjatën goxha. Ai tha se kishte goxha harmoni në gjeten e një zgjidhjeje mbi protokollin mbi Irlandën e Veriut. Sipas marrëveshjes së Brexit-it, Irlanda e Veriut mbetet palë në tregun e bashkuara të BE-së, megjithatë nuk është më pjesë e bllokut, që do të thotë se duhet t’i nënshtrohet doganave.  Administrata e zotit Biden do të sigurohet që të mos rrezikohet perspektiva për paqe. I pyetur nëse Presidenti Biden "e nxiti" atë të zgjidhte problemet që janë ngritur në bisedimet e Brexit me BE, ai u përgjigj negativisht. "Jo, ai nuk e bëri, por ajo që unë mund të them është se Amerika - SH.B.A., Uashingtoni, Mbretëria e Bashkuar, plus BE-ja ka një gjë që ne absolutisht të gjithë duam të bëjmë dhe ajo është që të mbështesim Marrëveshjen e së Premtes së Mirë në Belfast dhe të sigurohemi që të mbajmë ekuilibrin e procesit të paqes ". Ndërkohë takimi me Mbretëreshën Elizabeth II do të zhvillohet të dielën, në përfundim të vizitës së Biden në Britani. Zoti Biden do të jetë presidenti i 12 amerikan që do të takojë Mbretëreshën që në momentin që ajo është shpallur e tillë.