BREAKING NEWS

Tronditet Elbasani/ Thellohet tragjedia në familjen Ulqinaku, Madritit i vranë edhe vëllain në…

Tronditet Elbasani/ Thellohet tragjedia në familjen Ulqinaku, Madritit i
x
BREAKING NEWS

Foto/ Vrau me thikë 41-vjeçarin për një vend parkimi në Sarandë, arrestohet autori, ja ku ishte fshehur

Foto/ Vrau me thikë 41-vjeçarin për një vend parkimi
x
BREAKING NEWS

Publikohet foto/ Ky është Madrid Ulqinaku që u vra nga një 20-vjeçar në Elbasan

Publikohet foto/ Ky është Madrid Ulqinaku që u vra nga një
x
BREAKING NEWS

Vrasja me armë zjarri në Elbasan, policia zbardh detaje të reja

Vrasja me armë zjarri në Elbasan, policia zbardh detaje të reja
x
BREAKING NEWS

Emri/ Atentati me armë zjarri në Elbasan, identifikohet viktima

Emri/ Atentati me armë zjarri në Elbasan, identifikohet viktima
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për të vrarë

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për të
x
BREAKING NEWS

“Shqiptarët po vidhen çdo ditë”, Meta bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë

“Shqiptarët po vidhen çdo ditë”, Meta bën
x
BREAKING NEWS

Emrat/ Vrasja në Sarandë, zbardhen detaje tronditëse: Kamarieri goditi dy herë me thikë klientin e restorantit për një vend parkimi

Emrat/ Vrasja në Sarandë, zbardhen detaje tronditëse: Kamarieri
x

Bota

Joe Biden “plas bombën” në duart e Xi Jinping, ja si SHBA do të shkatërrojë skenarin e makthit që po përgatit Kina

Joe Biden “plas bombën” në duart e Xi Jinping, ja si SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar ditën e djeshme  krijimin e një partneriteti botëror për të sfiduar ndikimin e Kinës. Mbështetja kineze për Vladimir Putin ka vetëm një qëllim, që ta bëjë Pekinin gjithnjë e më autonom. Nuk është rastësi që Ushtria Popullore Çlirimtare nuk ka më qëllimin e vetëm të mbrojë Partinë Komuniste. Në të vërtetë, më 1 gusht 2017, Xi Jinping zbuloi qëllimin e tij për të krijuar një forcë “të gatshme për të luftuar, të aftë për të luftuar dhe të sigurt për të fituar”. Një forcim i tillë synon të krijojë një ushtri të vërtetë moderne në njëqindvjetorin e themelimit të saj, por mbi të gjitha të shmangë përfshirjen e SHBA në ngushticën e Tajvanit. Dhe për ta bërë këtë, Pekini ka rritur buxhetin e mbrojtjes (229 miliardë). Propozuesi i ndryshimit të ritmit, presidenti aktual kinez. Xi mori kontrollin e ushtrisë, por ai nuk u ndal me kaq. Kreu i qeverisë ka nisur një propagandë të gjatë: mijëra video, filma dhe dokumentarë online që lartësojnë guximin dhe përgatitjen e ushtarëve të PPSH-së. Një linjë politike e mbështetur edhe nga Ministria e Mbrojtjes ku thuhej: “Është urgjente përmirësimi i kapaciteteve luftarake ”. Frika është një konflikt i mundshëm me Shtetet e Bashkuara, një fuqi përballë së cilës ushtria kineze mund të gjendet e papërgatitur. Prandaj vendimi për futjen e rregulloreve të reja që synojnë t'i bëjnë më profesionistë nënoficerët dhe rekrutët, duke përmirësuar kështu sistemet e rekrutimit, trajnimit dhe avancimit në karrierë. Ndër masat më të fundit të marra nga qeveria, është modernizimi i autostradave dhe hekurudhave të dedikuara për furnizimin e komandave të ndryshme rajonale. 

Joe Biden “izolon” Kinën

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi ditën e djeshme në Gjermani fillimin e një partneriteti global mbi infrastrukturën që synon t’i kundërvihet ndikimit të Kinës në vendet e botës në zhvillim. Shtetet e Bashkuara synojnë të mobilizojnë rreth 200 miliardë dollarë, në fonde private dhe publike, gjatë pesë viteve të ardhshme, për të financuar infrastrukturën e nevojshme në vendet në zhvillim, nën një iniciativë të Grupit të Shtatëshes (G7) që synon të sfidojë projektin triliona dollarësh të Kinës “Një brez, një rrugë”. Të gjitha vendet e G7-ës do të mbledhin së bashku 600 miliardë dollarë, në kuadër të atij që Presidenti Biden e quajti Partneriteti për Infrastrukturën dhe Investimet Globale, një partneritet i orientuar nga vlerat, me standarde të larta e transparente, me synimin për të përmbushur nevojat e mëdha të infrastrukturës të vendeve me të ardhura të ulëta e të mesme, pa i bllokuar ato në ciklet e borxheve. Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë thuhej se ky është vetëm fillimi i angazhimit perëndimor në këtë drejtim.

Biden thirrje G7-ës: Duhet të qëndrojmë të bashkuar

Më herët Presidenti Joe Biden vlerësoi aleancën globale që po përballet me Rusinë lidhur me luftën e saj në Ukrainë. Biden bëri thirrje që koalicioni “të qëndrojë i bashkuar”. Ai tha se Presidenti rus Vladimir Putin mendonte “se mund të na fuste në konflikt me njëri-tjetrin, duke dëmtuar vendosmërinë tonë”. Presidenti amerikan tha se koalicioni nuk është ndarë dhe nuk do ta bëjë një gjë të tillë. Komentet zoti Biden i bëri gjatë një takimi me Kancelarin gjerman Olaf Scholz përpara se udhëheqësit e Grupit të Shtatëshes (G7), ekonomitë kryesore të botës, të nisnin takimin e tyre vjetor sot në Gjermani. Presidenti Biden dhe homologët po takohen për të diskutuar mbi çështje të energjisë, përballjen me inflacionin, duke synuar të parandalojnë, që pasojat e luftës të dëmtojnë koalicionit global që punon për të ndëshkuar Moskën. Tani kërcënimi ushtarak i Kinës, po përballet me një kundërvënie ushtarake gjithnjë e më të fuqishme. Po ashtu edhe Kina është gjithnjë e më e izoluar. Disa muaj më parë, ajo kishte krijuar një lloj aleance me Rusinë. Nuk ka qenë asnjëherë e qartë se si do të përfitonte nga kjo aleancë secili nga vendet. Por tani për shkak të pushtimit të pasuksesshëm të Ukrainës nga Rusia, këtë nuk do ta dimë kurrë. Kina nuk ka luksin ta ndihmojë Rusinë politikisht ose ekonomikisht, dhe Rusia nuk e ka luksin ta ndihmojë Kinën ushtarakisht. Rezultati i gjithë kësaj situate është që SHBA-ja është rishfaqur si një hegjemon global, edhe pse në fakt nuk ishte zhdukur kurrë nga skena.