BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Bota

Joe Biden takim “kokë më kokë” me kryeministrin Boris Johnson, çfarë pritet të diskutojnë dy liderat?

Joe Biden takim “kokë më kokë” me kryeministrin Boris

Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson po zhvillojnë një takim dypalësh, ku pritet të diskutojnë mbi heqjen e kufizimeve të udhëtimit mes SHBA dhe MB.

Masat kufizuese mes dy vendeve ishin vendosur për të ndaluar përhapjen e Covid-19.

Ky takim mes Biden dhe Johnson vjen para samitit të G7, ndërsa gjatë udhëtimit në Evropë do të ketë bisedime me krerët më të lartë të shteteve perëndimore dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas medieve të huaja, Biden dhe Johnson pritet gjithashtu të bien dakord për një Kartë të re Atlantike të modeluar, në deklaratën historike të bërë nga Presidenti Franklin D. Roosevelt dhe Kryeministri Ëinston Churchill në vitin 1941.

Karta do të përshkruajë përparësitë, vlerat dhe sfidat që përfshijnë mbrojtjen e demokracisë, rikonfirmimin e rëndësisë së sigurisë kolektive, ndërtimin e një sistemi tregtar global më të drejtë dhe të qëndrueshëm, luftimin e sulmeve kibernetike, adresimin e krizës klimatike, mbrojtjen e biodiversitetit dhe dhënien fund të pandemisë së koronavirusit.