BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Joe Biden: Të hënën do të bëjmë një njoftim për Arabinë Saudite

Joe Biden: Të hënën do të bëjmë një njoftim

Presidenti Joe Biden tha të shtunën se administrata e tij do të bëjë të hënën një njoftim lidhur me Arabinë Saudite, pasi raporti i shërbimeve të zbulimit del me konkluzionin se Princi i Kurorës Mohammed bin Salman kishte miratuar vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Lidhur me masa ndëshkimore që mund të merren kundër princit, Presidenti Biden tha “Të hënën do të bëjmë një njoftim lidhur me veprimet që do të marrim në drejtim të Arabisë Saudite”.

Raporti i Shërbimeve të Zbulimit

Të premten shërbimet amerikane të zbulimit deklasifikuan një raport ku kanë dalë me konkluzionin se Princi i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman miratoi operacionin për kapjen ose vrasjen e gazetarit disident Jamal Khashoggi, i cili u vra në vitin 2018.

Zoti Khashoggi, i cili kishte statusin e qëndrimit të përhershëm në SHBA, shkruate opinione kritike mbi politikat e Princit të Kurorës në gazetën “Washington Post”. Ai u vra në konsullatën saudite në Stamboll dhe trupi i tij u copëtua nga një ekip operativësh të lidhur me Princin e Kurorës.

Riadi ka mohuar çdo përfshirje në këtë akt të Princit të Kurorës, sundimtarit de facto të Arabisë Saudite.

"Ne vlerësojmë se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Muhamed bin Salman miratoi operacionin në Stamboll të Turqisë për kapjen ose vrasjen e gazetarit Saudit Jamal Khashoggi", thuhej në raportin e publikuar në internet të zyrës së Drejtorit të Zbulimit Kombëtar.

"Ne e bazojmë këtë vlerësim tek kontrolli që Princi i Kurorës ka tek vendimmarrja e Mbretërisë, përfshirja e drejtpërdrejtë në operacion e një këshilltari kryesor, punonjësve që sigurojnë mbrojtjen e Muhamed bin Salmanit si dhe mbështetjen e Princit të Kurorës për përdorimin e masave të dhunshme për të heshtur disidentët jashtë vendit, përfshirë Khashoggin”, shtohej në raport.

Ndryshe nga refuzimi i paraardhësit të tij Donald Trump për ta publikuar raportin, Presidenti Joe Biden ia hoqi dokumentit klasifikimin “sekret”, duke reflektuar një gatishmëri të re të SHBA-së për të sfiduar mbretërinë saudite për çështje nga të drejtat e njeriut tek lufta në Jemen./voa