BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Joe Biden urdhëron sulmin e parë ushtarak si president, zyrtari nxjerr detajet e forta: Gjatë goditjes ajrore amerikane u vra një person dhe u plagosën disa të tjerë

Joe Biden urdhëron sulmin e parë ushtarak si president, zyrtari nxjerr

Një zyrtar i milicisë irakiane tha të premten se sulmi ajror amerikan në Siri shënjestroi objekte që i përkisnin një grupi të armatosur irakian të mbështetur nga iranianët, duke vrarë një nga milicët e tyre dhe duke plagosur disa të tjerë. Pentagoni tha se sulmi u ndërmorr si përgjigje ndaj një sulmi me raketa në Irak në fillim të këtij muaji, gjatë të cilit u vra një kontraktor civil dhe u plagos një anëtar i shërbimit ushtarak amerikan si dhe pjesëtarë të trupave të tjera të koalicionit.

Zyrtari i milicisë irakiane tha për agjencinë “Associated Press” se gjatë sulmit amerikan kundër “Kataeb Hezbollahut”, ose “Brigadave Hezbollah”, u godit një zonë përgjatë kufirit siriano-irakian. (“Kataeb Hezbollahu”, është një grup paraushtarak irakian shiit, pjesë e Forcave të Mobilizimit Popullor që mbështetet nga Irani).

Zyrtari foli në kushte anonimiteti pasi nuk ishte i autorizuar. Grupet që mbikëqyrin luftën në Siri thanë se gjatë sulmit ajror u goditën kamionë me armë që ishin nisur drejt një baze të milicisë së mbështetur nga Irani në Boukamal.

"Jam i sigurt rreth objektivit që vumë në shënjestër, ne e dimë se çfarë kemi goditur", u tha Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin gazetarëve që udhëtonin me të nga Kalifornia drejt Uashingtonit, menjëherë pas sulmit ajror, që u krye të enjten në mbrëmje.

Ky sulm është veprimi i parë ushtarak i ndërmarrë nga administrata e zotit Biden, e cila në javët e saj të para ka theksuar synimin për t’u përqendruar më shumë në sfidat që paraqet Kina, edhe pse kërcënimet në Lindjen e Mesme vazhdojnë. Vendimi i zotit Biden për të sulmuar në Siri nuk duket se sinjalizon qëllimin për të zgjeruar përfshirjen ushtarake të SHBA-së në rajon, por më tepër për të demonstruar vullnetin për të mbrojtur trupat amerikane në Irak.

Në të kaluarën Shtetet e Bashkuara kanë shënjestruar objekte në Siri që i përkasin “Kataeb Hezbollahut”, të cilin e ka fajësuar për sulme të shumta ndaj personelit dhe interesave amerikane në Irak. “Kataebi” irakian është i ndarë nga lëvizja libaneze “Hezbollah”./VOA