BREAKING NEWS

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora
x

Bota

Johnson i kërkon BE shtyrjen e Brexit

Johnson i kërkon BE shtyrjen e Brexit
Kryeministri Boris Johnson i ka kërkuar Bashkimit Evropian, të vonojë Brexit pasi parlamenti britanik shtyu një vendim për të mbështetur marrëveshjen e tij të divorcit nga BE.
 
Por zoti Johnson gjithashtu bëri të qartë se ai personalisht kundërshton vonimin e daljes së Britanisë, të planifikuar për 31 tetor.
 
Në letrën e nënshkruar nga kryeministri Johnson, argumentohet se një vonesë do të "dëmtonte interesat e Britanisë dhe partnerëve tanë në BE".
 
Dje kryeministri Johnson u tha ligjvënësve se "vonesa e mëtejshme do të ishte e keqe për këtë vend, e keqe për Bashkimin Evropian dhe e keqe për demokracinë".
 
Një orë para afatit kohor, Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk tha në Twitter: "Kërkesa për shtyrjen e Brexitit sapo ka mbërritur. Tani do të filloj të këshillohem me udhëheqësit e BE-së se si të reagojmë".
 
Në një seancë të rrallë të fundjavës në parlament, ligjvënësit votuan 322-306 për të mos pranuar miratimin e tyre për marrëveshjen e Brexit derisa të miratohet legjislacioni për zbatimin e tij.

Më të lexuarat