BREAKING NEWS

Bilanci ditor/ Ministria e Shëndetësisë zbulon sa raste të reja me COVID-19 u identifikuan në vendin tonë në 24 orët e fundit (Harta e shpërndarjes)

Bilanci ditor/ Ministria e Shëndetësisë zbulon sa raste të
x

Bota

Julian Assange mezi thotë emrin e tij në gjyqin kundër ekstradimit në SHBA

Julian Assange mezi thotë emrin e tij në gjyqin kundër
Kreu i rrjetit Wikileaks, Julian Assange dukej sot që mezi mbante lotët teksa tha se  “nuk mendoj dot si duhet” teksa u paraqit në seancën gjyqësore kundër ekstradimit të kërkuar nga SHBA.
 
Assange belbëzonte e mezi nxirrte fjalët teksa konfirmoi emrin e tij e datën e lindjen, duke rritur spekulimet se ndaj tij është abuzuar qëllimisht në burgun britanik për ta bërë të paaftë të mbrohet në gjyq.
 
Qeveria e SHBA kërkon ekstradimin e 48-vjeçarit në lidhje me publikimin e mijëra dokumenteve të klasifikuara ku janë paraqitur abuzimet dhe shkeljet e qeverisë dhe ushtrisë së SHBA brenda dhe jashtë vendit.
 
Avokati i Assange, Mark Summers, e përshkroi tentativën e ekstradimit si një  “tentativë politike” nga administrata e SHBA “për t’i treguar gazetarëve pasojat e publikimit të informacioneve të paautorizuara”.
 
Assange, i cili mbahet në burgun e sigurisë së lartë në Belmarsh të Britanisë, i tha gjyqtares se po luftonte kundër një “superfuqie” me “burime të pakufizuara” ndërsa duke mbajtur lotët tha: “Nuk arrij të mendoj si duhet.”

Më të lexuarat