
‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

"Ka zero rrezik për mua"/ Trump del me një reagim të fortë: Kjo është vazhdim i gjuetisë më të madhe të shtrigave në histori

Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Janar 2021

Presidenti në largim, Donald Trump, në një fjalim të mbajtur u shpreh se nuk i frikësohet dhe nuk është i shqetësuar në lidhje me amendamentin e 25-të që lejon kabinetin e tij ta heqë atë nga detyra, edhe kur Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga Demokratët futën një rezolutë që shtyn zëvendëspresidentin Mike Pence të kërkojë dispozitë kushtetuese.
Në një fjalim të Martën, presidenti Trump tha: “Amendamenti i 25-të është me rrezik zero për mua”.
Ai shton se “mashtrimi i fajësimit është vazhdim i gjuetisë më të madhe të shtrigave në histori”.
“Tani është koha që kombi ynë të shërohet. Një kohë për paqe dhe qetësi,” thotë ai.
Trump shton se “respekti për zbatimin e ligjit është themeli i agjendës së MAGA”, duke iu referuar shkurtimit të fushatës së tij që do të thotë “Bëni Amerikën përsëri të madhe”.
Presidenti amerikan foli para një pjese të murit kufitar jugor, një simbol i politikës së rreptë të emigracionit që ai ka ndjekur gjatë katër viteve të tij të trazuar në detyrë.
Rezoluta për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump, u prezantua zyrtarisht në Kongres. Nën masa të rrepta sigurie në Capitol Hill të Uashington DC, demokratët bënë shtysën e radhës kundër 74-vjeçarit në ditët e fundit në drejtim të Shtëpisë së Bardhë duke e akuzuar për “nxitje të kryengritjes”, për rolin e tij në trazirat e së mërkurës së kaluar.
Më të lexuarat


Surpriza/ Britania 'falenderon' në shqip mjekët që përballen me Covid-19 (FOTO)

Mediat gjermane japin paralajmërimin ‘bombë’: Nëse Greqia zbaton zgjerimin me 12 milje, Turqia do ...

Tha se mutacioni i ri i COVID është më vdekjeprurës, ekspertët britanikë nxjerrin blof kryeministrin Boris Johnson

Pas vetëvrasjes së 10- vjeçares ndodh një tjetër ngjarje tragjike, treni përplas për vdekje 18-vjeçarin pasi po realizonte video për TikTok

Skandal/ Mjeku vjedh dozat e vaksinës për t’ia dhënë familjes dhe shokëve, reagon Prokuroria dhe merret vendimi i menjëhershëm ndaj doktorit

Ndodh për herë të parë në botë/ Dy dekada pas aksidentit që i mori atij të dy gjymtyrët, mjekët realizojnë mrekullinë e madhe

Megaoperacioni anti-mafia, arrestohen 48 persona, të përfshirë edhe politikanë dhe eurodeputetë

Pas këtyre imazheve të trupave të gardës kombëtare që u shpërndanë me shpejtësi në të gjitha mediat botërore, Joe Biden kërkon ndjesë publike, ndërsa zonja e Parë e SHBA-së bën gjestin emocionues

Media në zi/ COVID -19 i merr jetën gazetarit të njohur të CNN (EMRI+FOTO)

Biden krijon administratën, për çfarë po përgatitet Merkel, DW zbardh lëvizjen e kancelares gjermane
