BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Bota

“Kam 4 vite që nuk përdor sapun”, mjeku i njohur amerikan i habit të gjithë me deklaratën e tij: Larja nuk është e mirë për shëndetin! (VIDEO)

“Kam 4 vite që nuk përdor sapun”, mjeku i njohur amerikan

Dr James Hamblin, nga New York, ka qenë i ftuar në emisionin britanik ‘This Morning’ ku është shprehur se ka katër vite që nuk përdor sapun për t’u larë. Ai përdor vetëm ujë për t’u pastruar dhe tani ekosistemi i trupit të tij arriti në një gjendje të qëndrueshme dhe nuk mban më erë të keqe.

Por shikuesit nuk u bindën nga mjeku sepse të gjithë mendonin se nëse nuk lahesh me sapun do fillosh të mbash erë të keqe.

Kur u pyet nga prezantuesi Ruth Langsford: “A keni bërë dush këtë mëngjes?”, Ai tha: “Unë nuk kam bërë dush, i laga vetëm pak flokët dhe i kreha. Unë i kam kërkuar njerëzve të më përgjigjen sinqerisht, kur i kam pyetur nëse mbaj erë të keqe apo jo dhe të gjithë më thonë jo. Edhe gruaja ime thotë të njëjtën gjë”.

Kur u pyet pse nuk e përdor më sapunin, ai tha: “Ishte pjesë e një eksperimenti që po bëja. Në të njëjtën kohë, unë po mësoja për mikrobet e lëkurës.

Rezulton se ka miliona mikrobë mbi ju. Kështu që unë mendova, pse po i heqim ato kur lahemi me sapun, mund të jenë të dobishme për ne, kështu fillova të eksperimentoj. Unë lahem ndonjëherë, por asnjëherë me asnjë produkte të tjera përveç ujit”.

Gjithsesi, shikuesit nuk e mbështetën aspak qëndrimin e tij, duke u frikësuar nga këshillat që ai i jepte publikut dhe për më tepër në mes të një pandemie.