
Telefonata që i habiti të gjithë në studio! Zbulohet kush është modelja shqiptare që i ka marrë mendjen Silvio Berlusconit!

"Kam ambicien që..."/ Stafet e QSUT-së marrin dozat e dyta të vaksinës, Manastirliu tregon detajet e procesit: Ja kush do i njoftoi të moshuarit mbi 80 vjeç

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Shkurt 2021

Në Stadiumin 'Air Albania' po vaksinohet i gjithë personeli shëndetësor, ku nga afër procesi po ndiqet nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“Sot po vaksinohen në Arenën Kombëtare më shumë se 500 mjekë dhe infermierë të Urgjencës Kombëtare, mjekë të familjes, të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, të disa spitaleve rajonale e bashkiake. Vijon vaksinimi jo vetëm në Arenën kombëtare, por gjithashtu edhe në polet e vaksinimit që ne kemi hapur në qyete të ndryshme siç është Shkodra, Vlora, dhe së shpejti Berati si edhe Korça”, tha Manastirliu.
Manastirliu theksoi se po intesifikohen ritmet e vaksinimit, me qëllim përmbylljen sa më parë të vaksinimit për bluzat e bardha.
“Kemi ambicien për të përfunduar vaksinimin qoftë të mjekëve dhe infermierëve të spitaleve, ata që janë në linjën e parë, por gjithashtu edhe për të vijuar në mënyrë instesive dhe për të përfunduar sa më shpejtë vaksinimin e mjekëve të familjes dhe të infermierëve kudo në sistemin tonë shëndetësor”, theksoi Manastirliu.
Duke i konsideruar si prioritet, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se, sipas planit të vaksinimit do të vijojë edhe vaksinimi për të moshuarit mbi 80 vjeç, me planifikim nga mjekët e familjes.
“Prioriteti ynë sipas planit të vaksinimit janë edhe të moshuarit mbi 80 vjeç me fasha të ndara sipas grupmoshës por edhe sipas sëmunshmërisë. Ndaj, ashtu sikurse kemi filluar për vaksinimin e 80 vjeçarëve të dielën, ashtu do të vijojmë për të vaksinuar sipas të gjithë atyre indikacioneve që mjeku i familjes jep. Dhe do të jetë pikërisht mjeku i familjes, i cili do të lajmërojë të gjithë të moshuarit mbi 80 vjeç, sipas fashave dhe udhëzuesve të Insitutit të Shëndetit Publik”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë theksoi se procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga një ekip i trajnuar. Deri tani janë vaksinuar 5612 mjekë dhe infermierë me dozën e parë, ndërsa 655 personel shëndetësor i kanë marrë të dy dozat e vaksinës. Gjithashtu janë vaksinuar 461 të moshuar dhe staf që kujdeset për ta. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer në total 6728 vaksina antiCOVID-19, ndërsa sot pritet të kryhen rreth 1,000 vaksina në të gjithë vendin.
Më të lexuarat


“Europa u godit fort nga koronavirusi”, Zëri i Amerikës: Vendet europiane vazhdojnë të përballen me...

E gëlltiti pa e përtypur fare, krokodili gjigand gllabëron 8-vjeçarin, banorët i çajnë barkun dhe nxjerrin të pajetë të miturin (Pamjet HORROR)

Nuk ka qetësi në Greqi, tjetër tërmet trondit vendin

Senati në debat për paketën e ndihmës 1.9 trilion dollarë

“Duroni dhe 2 muaj!”, imunologu i njohur në Itali tregon mënyrën se si do të shpëtojë bota nga koronavirusi

Përkeqësohet marrëdhënia me Kinën/ Qeveria amerikane lëshon alarmin për sulme të mëdha...

Kërkohet shkarkimi i zyrtarit të lartë, dalin shifrat që e fundosin, ja si e ndryshoi numrin e vdekjeve nga koronavirusi

Lajmi që të gjithë mezi po e presim! Shefi i OBSH më në fund tregon hapur se kur do përfundojë makthi i koronavirusit që ka pushtuar botën: Pandemia do mbarojë në ...

Tensionohet situata në Mesdhe, lëshohet një tjetër kërcënim, Gjermania mesazh të qartë për Turqinë: Ne jemi në anën e ...

Tjetër tërmet në Greqi, paralajmëron sizmologu: Do të ketë të tjera lëkundje!
