Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kancelaren Merkel e kap kriza

Postuar: 10/09/2018 - 08:51

Pas heshtjes verore, në skenën politike gjermane po ashpërsohen tonet mes partnerëve në pushtet: CDU dhe CSU. Priten sulme ndaj kancelares Merkel.

Kontradiktat në Unionin CDU-CSU dhe deklaratat kundër kancelares Angela Merkel nuk kanë të ndalur. Ato nuk kanë pushuar as gjatë pushimeve të verës, ndërsa tani pritet ashpërsimi. Politikanë nga partia CDU, e kancelares Merkel, dhe asaj CSU kanë rindezur debatin për migracionin. Ministri i Brendshëm Horst Seehofer sërish është shkaktari kryesor i këtyre debateve. Migracioni është “Nëna e të gjitha problemeve”, tha ai pas shkallëzimit të gjendjes në qytetin Chemnitz, ku pati një të vdekur dhe shumë incidente. Mediat njoftojnë se Seehofer ka deklaruar pas dyerve të mbyllura në takimin e deputetëve të CSU se në Chemnitz ka ndodhur një “krim brutal”. “Nëna e të gjitha problemeve” (migracioni) tregon se debati i ndezur në pranverë, e që në qershor ka rezultuar gati me ndarjen mes partive CDU dhe CSU, mund të shkallëzojë serish.

Urrejtja

Edhe kryeministri i Saksonisë Michael Kretschmer (CDU) ka filluar grindjet me kancelaren Merkel, për vlerësimin e ngjarjeve në Chemnitz, ku është vrarë një gjerman 35-vjeçar, që u shoqërua me protesta të dhunshme të neonazistëve dhe populistëve të djathtë kundër të huajve. Protestat kanë qenë përplot me urrejtje e pjesërisht edhe të dhunshme. Kretschmer ka deklaruar të merkurën se në Chemnitz “nuk ka pasur ndonjë valë përndjekje apo turmë, nuk ka pasur ndonjë pogrom.” Disa orë më vonë kancelarja Merkel në Berlin tha se ajo i ka shikuar fotografitë dhe ka ardhur në përfundimin se “atje ka pasur një valë urrejtjeje të qartë dhe përndjekje të njerëzve të pafajshëm”.

Deutschland, Berlin: Bundeskanzlerin Angela Merkel (CDU) und Horst Seehofer (CSU), Bundesminister des Innern, für Bau und Heimat, nehmen an der Plenarsitzung im Deutschen Bundestag (picture-alliance/dpa/K. Nietfeld)

Të dy, Seehofer dhe Kretschmer, i kanë dëshmuar Merkelit se tek partitë e Unionit ka një debat dhe grindje mbi politikën ndaj refugjatëve dhe vijat e kuqe në krahun e djathtë. Por këtu kemi një grindje kundër kancelareës Merkel. Të dy ata janë distancuar nga Merkeli.

…edhe një konflikt?!

Tani ka shpërthyer edhe një konflikt tjetër. Bëhet fjalë për personin më të besueshëm të kancelares Merkel në grupin parlamentar, Volker Kauder. Me 25 shtator ai do të kandidojë sërish për postin e shefit të grupit parlamentar. Kjo ka qenë deri tani një zgjedhje rutinë, pa komplikime. Por deputeti Ralph Brinkhaus, deri tani zëvendësi i Kauderit, po mendon të kandidojë për këtë post. Ai do t’i paraqesë planet e tij të hënën (10.09). Gazeta “Focus”, shkruan se në këto plane bën pjesë edhe “pavarësimi më i madh i politikës së grupit parlamentar nga kancelarja Merkel dhe kreu i CDU-së”. Që do të thotë: largim nga kancelarja Merkel.

Posti i shefit të grupit parlamentar në CDU/CU është i rëndësishëm, sepse ndër bartësit e këtij posti kanë qenë edhe  Konrad Adenauer, Rainer Barzel, Helmut Kohl, Wolfgang Schäuble, Friedrich Merz, dhe vetë Angela Merkel. Ndaj mendohet se ai që kundërshton Kauderin, kundërshton edhe vetë kancelaren Merkel.

Siguria dhe politika e jashtme

Në dallim prej disa politikanëve të nivelit të lartë në lande nuk ka pasur shumë kriitika ndaj punës së kancelares Merkel. Por në disa lande po debatohet më shumë për çështjen e sigurisë. Disa prej tyre thonë se po mungon siguria e brendshme dhe se shteti juridik duhet të jetë më i dukshëm. Manfred Güllner thotë se një prej çështjeve që i shkon në favor kancelares është ekonomia e fuqishme. Merkel ka arritur që në shoqëri të krijojë një eufori për këtë çështje, mendojnë disa ekspertë.

Rruga e parë e Merkelit jashtë vendit pas pushimeve të verës ishte në Evropën lindore dhe në Afrikë. Qëllimi i vizitave ishte zvogëlimi i numrit të migrantëve që vijnë nga atje. Të martën në Berlin pritet edhe Komisioneri i Presidentit Jean-Claude Juncker. Ndërsa të pretmen edhe presidenti i Francës Emmanuel Macron. Prioriteti i kancelares aktualisht është politika e jashtme. Por së shpejti pritet edhe nxitja e debateve të brendshme në parti dhe në koalicion./DW

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 3. Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 23:35

Në një intervistë ekskluzive për Deutsche Wellen, deputetja gjermane liberale Renata Alt kërkon nga qeveria gjermane që të bëjë më shumë presion për njohjen e Kosovës.

Postuar: 22/09/2018 - 19:56

Britania mund të përballet me stuhi dëbore për gati 4 muaj, teksa vendi sipas meteorologëve prite

Postuar: 22/09/2018 - 19:49

Bilanci i sulmit me armë gjatë paradës ushtareke në Iran flet për 24 persona të vrarë dhe 53 të t

Postuar: 22/09/2018 - 18:41

 Një fëmijë ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë janë plagosur, pasi një anije me emig

Postuar: 22/09/2018 - 11:08

Lindsey Coubray është një adoleshente e veçantë, e cila vuan nga urtikari aquagenic, që ësht

Postuar: 22/09/2018 - 10:18

Presidenti Emanuele Macron ka bërë sot thirrje për të mbështetur referendumin në Maqedoni, i cili

Postuar: 22/09/2018 - 09:04

Disa njerëz kane mbetur te vrare kur persona të armatosur të panjohur hapën zjarr gjatë një parad