Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kandidati për President sulmohet me thikë

Postuar: 07/09/2018 - 21:23

Kandidati për president i të djathtës së skajshme në Brazil, Jair Bolsonaro, ndodhet në spital pas u godit me thikë gjatë një tubimi elektoral dje në Minas Gerais.

Mbështetësit e zotit Bolsonaro, sfidanti kryesor për zgjedhjet e 7 tetorit, ndezën qirinj në San Paulo dhe u lutën gjatë natës për shërimin e tij të shpejtë, raporton “VOA”.

“U hidhërova kur mësova lajmin. Në fund të ditës, Brazili konsiderohet demokracia e tretë më e madhe e botës, me një kandidat për president që kryeson në anketime, i cili u sulmua me keqdashje. Duhet të shqyrtojmë konceptet e demokracisë”, thotë Ted Martins, mbështetës i zotit Bolsonaro.

Zoti Bosonaro u shfaq në këtë fotografi të marrë menjëherë pasi u godit me thikë në bark dhe mbështetësit e morën në krahë. Sulmuesi u ndalua nga pjesëmarrësit në tubim dhe më vonë u arrestua nga policia.

Presidenti i Brazilit shfaqi zemërimin ndaj dhunës në fushatë.

“Kjo nxorri në pah diçka për të cilën duhet të jemi të vetëdijshëm – intoleranca që ekizston brenda shoqërisë braziliane. Është e patolerueshme që njerëzit po manipulojnë të dhënat gjatë fushatës elektorale. Është e patolerueshme për ne që jetojmë në një shtet ligjor demokratik të mos kemi mundësinë të kemi një fushatë të qetë, një fushatë ku njerëzit mund të paraqesin projektet e tyre”, deklaroi Presidenti Temer.

Zoti Bolsonaro është zotuar të tregohet i ashpër me krimin. Sulmi ndaj tij është incidenti i dytë i dhunshëm gjatë fushatës. Autobuzat e fushatës elektorale të ish-Presidentit Luiz Inacio Lula da Silva u goditën me plumba në muajin maj, por nuk pati të lënduar.

Zoti Lula gjendet në burg dhe i është ndaluar kandidimi për shkak të akuzave për korrupsion. Megjithëse sondazhet tregojnë se zoti Bolsonaro do të fitojë zgjedhjet e 7 tetorit, ai mund të mos marrë vota të mjaftueshme për të shmangur balotazhin.

97E34F6F-5D5D-4478-AB75-8991C85B6540_w1023_r1_s

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2019 - 21:49

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se Turqia nuk është më e aftë të përballojë një tjetër valë të mundshme emigracioni, raportonte agjencia vendase Anadolu.
 

Postuar: 19/02/2019 - 19:48

Shtatë fëmijë, të gjitha anëtarë të një familjeje siriane që kishte ardhur në Kanada dy vjet më

Postuar: 19/02/2019 - 18:29

Princi i kurorës së Arabisë Saudite ka marrë sot gjatë vizitës në Pakistan dhuratën ironike të

Postuar: 19/02/2019 - 18:09

Një sulm me armë ndodhi pak më parë në rrugën La Canebière të qytetit jugor francez Marseille.

Postuar: 19/02/2019 - 17:48

Një këshilltar i presidentit sirian Bashar Asad tha sot se lideri turk Rexhep Tajip Erdogan po

Postuar: 19/02/2019 - 17:38

Zyrtarët e marinës së SHBA kanë mohuar sot raportimet se aktori i njohur Tom Cruise ishte i pas

Postuar: 19/02/2019 - 17:22

Për Karl Lagerfeld ajo ishte një nga dashuritë e mëdha: e bukur, e llastuar, dhetashmë trashëgi