BREAKING NEWS

Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni thirret si dëshmitar për “Gërdecin”, ja faksimilet që e fundosin, zbardhen provat që tregojnë djalin e “non gratës” si pronar në hije të biznesit të vdekjes, si i vendosi ministrat nën urdhrat e...

Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni
x
BREAKING NEWS

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e prangave për familjarët e tij “tërbojnë” Sali Berishën, kreu i “Foltores” akuza, kërcënime dhe sulme ndaj SPAK

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e
x
BREAKING NEWS

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash Sula, Lefter Gështenja dhe “rapsodi” Gjekmarkaj distancohen nga Sali Berisha pas ultimatumit amerikan

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat Bardhit për Sekretar të Përgjithshëm, deklaron se Noka është numri 2, “Foltorja” presion Gjykatës së Lartë për vulën para se të krijojë parti të re

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse kryeministri shqiptar censuroi takimin me ish-ambasadoren amerikane?

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon akuzën e ryshfetit 225 mijë USD për lobimin e kryeministrit shqiptar, ish-agjenti i FBI rrezikon 5 vite burg për dosjen shqiptare

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon
x
BREAKING NEWS

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave në sektorin publik, ja kur do ta përfitojnë shtesat mësuesit, policët, ushtarakët, mjekët dhe infermierët

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave
x
BREAKING NEWS

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me reagimin e fortë: Sali...

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me
x

Bota

'Kanë mbyllur një sy’, si po blejnë ende gaz rus ‘nën zë‘ shtetet europiane

'Kanë mbyllur një sy’, si po blejnë ende gaz rus

Duket se disa shtetet europiane po e ‘mbyllin një sy’ ndaj luftës në Ukrainë, duke vazhduar blerjet e tyre të gazit rus – pavarësisht sanksioneve.

Sanksionet kanë qenë një formë kundërpërgjigjeje e Perëndimit ndaj agresionit rus në Ukrainë, por ato nuk duket se po aplikohen për të gjithë njësoj.

Evropa mund të jetë më afër se kurrë për të thyer varësinë e saj energjetike nga Moska, por ajo ende nuk mund të jetojë pa një lloj të caktuar gazi natyror rus.

Ndërsa eksportet ruse të qymyrit, naftës dhe gazit natyror të transportuar përmes tubacioneve të Evropës kanë rënë ndjeshëm duke u eliminuar tërësisht në disa vende, importet e LNG-së ruse – një formë e ftohtë dhe e lëngshme e gazit që mund të transportohet përmes cisternave detare – vetëm sa janë rritur.

Importet e gazit natyror të lëngshëm rus (LNG) në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar u rritën me gati 20% midis marsit dhe tetorit të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, sipas konsulencës Rystad Energy.

Importet evropiane të LNG-së ruse filluan të përshpejtohen vjeshtën e kaluar pasi vendet u përballën me mungesë gazi.

Sipas ekspertëve, këto dërgesa mund të vlerësohen nga $1 miliardë deri në 2 miliardë dollarë.

Shumica e importeve ruse të LNG-së vijnë nga Novatek në pronësi private, prodhuesi i dytë më i madh i gazit natyror në vend pas Gazprom. Novatek operon projektin Yamal LNG në Arktikun veriperëndimor.

Rusia, prodhuesi i katërt më i madh në botë i LNG-së, aktualisht përbën rreth 15% të furnizimit total të LNG-së në Evropë.

Por, si me gazin e tubacionit të Rusisë, oreksi i Evropës për LNG-në e saj mund ta lërë atë të prekshme ndaj shkurtimeve të papritura të furnizimit nga Moska. Rritja e importeve bie ndesh gjithashtu me ambicien përfundimtare të bllokut për të shkëputur tërësisht lidhjet me energjinë ruse dhe për të eliminuar fondet për përpjekjet luftarake të Kremlinit.

Sanksionet evropiane nuk kanë synuar ende asnjërën nga format e gazit natyror për shkak të rëndësisë së tij për sigurinë energjetike të disa vendeve.

“BE-ja ka nevojë për LNG”, tha Anne-Sophie Corbeau, studiuese kërkimore globale në Qendrën për Politikat Globale të Energjisë (CGEP), për CNN Business.

“Pra, është e përshtatshme për ta që të mbyllin një sy ndaj LNG-së [ruse], ndërsa Rusia vazhdon të gëzojë të ardhurat… deri më tani, ky LNG ka qenë kryesisht nën radar,” shtoi ajo.

Shumica e importeve të shtatorit shkuan në Francë, Spanjë, Holandë, Britani dhe Belgjikë.

Gjermania e cila është ndër shtetet që po e vuan më shumë mungesën e gazit rus e ka të pamundur të blejë LNG pasi nuk ka infrastrukturën apo rafineritë e nevojshme për ta ruajtur atë, edhe pse një rafineri e tillë është në ndërtim dhe pritet të inaugurohet së shpejti.

Këtë vit, importet globale të LNG-së në Evropë janë rritur me 47% në 86 milionë tonë, me pjesën më të madhe të transportuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Katari.