BREAKING NEWS

Atentati i bujshëm në ish-Bllok, zbardhen akuzat e Prokurorisë për Marviol Billon, Ervis Martinajn dhe partnerin e Elvana Gjatës

Atentati i bujshëm në ish-Bllok, zbardhen akuzat e Prokurorisë
x

Bota

Kaos dhe panik, 8 avionë bllokohen në aeroport nga frika e koronavirusit

Kaos dhe panik, 8 avionë bllokohen në aeroport nga frika e

Tetë avionë u bllokuan në aeroportin “Heathrow”, në Londër, pasi pati shqetësime dhe dyshime se disa pasagjerë mund të kishin simptoma të koronavirusit.

Udhëtarëve në fluturimin e “United Airlines”, të cilët ishin gati të ngjisnin shkallët e avionit, iu kërkua të qëndronin në pistë, pasi dyshohej se në shtatë avionë të tjerë kishte raste të dyshuara të personave të infektuar me koronavirus.

Nga një prej avionët të bllokuar u zbrit një person i dyshuar i infektuar, i cili u shoqërua nga ekipet mjekësore për t’ju nënshtruar testeve.

Autoritetet britanike të Shëndetit Publik dhe ata që operojnë në aeroportin “Heathrow” deri më tani kanë refuzuar të lëshojnë informacione mbi situatën e krijuar, në të cilën u përfshinë qindra udhëtarë.