BREAKING NEWS

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i bllokon fondet me vendim të prerë (Përplasja mes organizatës dhe Kongresit)

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i
x

Bota

Kaos në SHBA, përshkallëzohen protesta në disa zona, solidarizim me George Floyd

Kaos në SHBA, përshkallëzohen protesta në disa zona,

Prej një jave SHBA ndodhet në protesta të vazhdueshme dhe shpesh të dhunshme. Arsyeja e këtyre protestave është vdekja e afro amerikanit George Floyd për shkak të asfiksisë nga veprimet e forcave policore në momentin e arrestimit. Dinamikat e protestës janë vazhdimisht të ndryshueshme dhe akoma më shumë janë grupimet që i bashkohen protestuesve. Vdekja e Floyd ishte me sa duket pika që derdhi gotën tashmë të mbushur nga incidentet e shumta racore ku përfshiheshin forcat policore. Si shkak i dhunës së protestuesve, disa nga shtetet amerikane kanë kërkuar ndihmën e Gradës Kombëtare. Ndërkohë që Trump iu drejtua kombit të hënën në mbrëmje duke kërcënuar të vendosë ushtrinë e Shteteve të Bashkuara në qytete dhe shtete që refuzojnë të "ndërmarrin veprimet që janë të nevojshme për të mbrojtur jetën dhe pronën e banorëve të tyre. "Sot, unë i kam rekomanduar me forcë çdo guvernatori që të dislokojë Gardën Kombëtare në një numër të mjaftueshëm që të mbizotërojmë në rrugë. Nëse një qytet ose shtet nuk pranon të ndërmarrë veprimet që janë të nevojshme për të mbrojtur jetën dhe pronën e banorëve të tyre, atëherë unë do të vendos ushtrinë amerikane dhe do ta zgjidh shpejt problemin për ta", ka deklaruar Trump. Me gjithë kërcënimin, ai nuk vendosi të aktivizojë Ligjin e Kryengritjes, të cilin sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë ka thënë se po e konsideronte. Ligji i vitit 1807 i jep presidentit autoritetin të dislokojë trupa në shtete pa një kërkesë të guvernatorit. Qasja e Trump është e diskutueshme ashtu siç janë shpeshherë reagimet e tij. Në një videokonferencë me guvernatorët të siguruar nga CNN Trump ka kërkuar të jenë më të ashpër në shtypjen e protestave. “Duhet t’i ‘mbizotëroni’ ata ose do të dukeni si budallenjë”, tha Trump. Ndërkohë që ka fajësuar radikalët e majtë për përshkallëzimin e dhunës, Trump i ka quajtur të dobët dhe të pa kujdesshëm guvernatorët Por ajo që nisi si protestë për trajtim të ashpër të policisë ndaj personave me ngjyrë, tani ka marrë një karakter më përgjithësues. Protestuesit deklarojnë se janë kundër asaj që ato e quajnë një sistem racist të instaluar në SHBA. Chauvin, polici që mbajti nën gju Floyd dhe tre policë të tjerë të pranishëm, që nuk ndërhynë, u pushuan nga puna të martën e kaluar ndërkohë që Chauvin është akuzuar për vrasje të shkallës së tretë. “Po kërkojmë drejtësi dhe po e ndjekim pa mëshirë”,tha Prokurori i Përgjithshëm i Minesorës Keith Ellison. Fakti që protestat kërkojnë drejtësinë kundrejt oficerëve të përfshirë, nuk rezulton në përkrahje të veprimeve të oficerëve nga kolegët e tyre. Në rrjet qarkullojnë pa fund video të zyrtarëve policor në mbarë SHBA-në të cilët janë solidarizuar me protestuesit. Janë pa fund rastet e zyrtarëve policorë duke iu bashkuar protestuesve, duke u gjunjëzuar para tyre dhe duke marshuar të qetë. Madje disa policë janë parë duke përqafuar protestuesit.

Dhuna policore shkak për vdekjen

Autopsia e bërë para pak ditësh për vdekjen e afro amerikanit i cili ka ngritur Amerikën në këmbë, doli me rezultatet se George Floyd nuk kishte vdekur si pasojë e dhunës së ushtruar nga policët gjatë arrestimit të tij, por rreshtonte si rrethana ndikuese intoksikantët dhe problemet me zemrën. Ky rezultat nuk u pranua nga familjarët të cilët pretendonin se 46 vjeçari nuk kishte problem të tilla, ndaj këmbëngulën në kryerjen e një autopsie private. Rezultatet nga kjo e fundit u bënë publike nga avokati i familjes, Benjamin Crump, dhe autopsia përcaktoi sipas tij se Floyd vdiq nga asfiksia, që u shkaktua nga presioni i qëndrueshëm. Dr.Micheal Badel dhe Allecia Wilson të cilët kryen autopsinë e Floyd thanë se “ngjeshja” e qafës dhe shpinës çoi në mungesë të rrjedhjes së gjakut në tru. Pesha në shpinë, prangat dhe pozicionimi ishin faktorë kontribues, sepse dëmtuan zhvillimin e diafragmës. Ata pohojnë se Floyd mund të ketë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Zyrtarët e shtetit të Minesotës e kanë përcaktuar vdekjen e Floydit si vrasje. Varrimi i viktimës është caktuar më 9 qershor ndërsa ceremonia mortore do të mbahet në ora 11 të mëngjesit në Houston të Teksasit. Polici që ia vuri gjurin në qafë George Floyd dërgohet në një burg të sigurisë së lartë.