Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Katër orë takim me dyer të mbyllura/ Putin nuk e braktis Lukashenkon, i jep hua 1.5 miliardë dollarë

Katër orë takim me dyer të mbyllura/ Putin nuk e braktis

Në katër orë takim me dyer të mbyllura të mbajtur gjatë së hënës, Presidenti rus, Vladimir Putin, shprehu mbështetjen e tij për kolegun bjellorus, Aleksandr Lukashenko, duke e quajtur “mik në vështirësi”, pas më se një muaj protestash në sheshe, ku kërkohet dorëheqja e tij si uzurpator dhe diktator.

Putin komunikoi dhënien e një huaje prej 1.5 miliardë dollarë për Lukashenkon, për të mbështetur një ekonomi në vështirësi përballë çdo vështirësie.

“Diskutuam në mënyrë konstruktive mbi furnizimin me energji dhe shpresoj për një bashkëpunim më të madh në industrinë e mbrojtjes, me stërvitje të përbashkëta ushtarake që do të fillojnë menjëherë dhe do të mbahen rregullisht për një vit”, deklaroi Putin.

Zëdhënësi i Kremlinit, , Dmitri Peskov, siguroi se nuk kishte asnjë diskutim mbi bazat ushtarake ruse në territorin e ish- republikës Sovjetike, siç shumë kishin spekuluar, edhe pse Putini ka lënë të kuptohet se ai është i gatshëm të ndërhyjë nëse vija e kuqe e kërcënon sovranitetin e vendit.