BREAKING NEWS

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun e Dibrës

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun
x

Bota

Kazino sekrete, me ruleta dhe tavolina pokeri, policia bastis shtëpinë e politikanit

Kazino sekrete, me ruleta dhe tavolina pokeri, policia bastis shtëpinë

Një politikan i nivelit të lartë në Shën Pjetërburg dha dorëheqjen nga posti si kryetar i një prefekture komunale dhe u dëbua nga partia qeverisëse Rusia e Bashkuar, pasi gjatë bastisjes së policisë në shtëpinë e tij u zbulua një kazino sekrete.

Sipas medieve ruse, policia mësyu në banesën e Oleg Kalyadin, ku gjetën tavolina pokeri, ruletë dhe aparatura të tjera të lojërave të fatit.

Edhe pse Kalyadin tha se po merrte me qira pronën dhe nuk e dinte se çfarë kishte brenda, gjithsesi ai dha dorëheqjen. Pamjet filmike të aksionit të policisë u shpërndanë në internet.

Në vitin 2009, kazinotë ishin të jashtëligjshme në pjesën më të madhe të Rusisë, përveç zonave të përcaktuara në rajonin Altai, Krasnodar, Kaliningrad dhe Primorsky.