BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Bota

“Kemi marrë vendim, i cili hyn në fuqi menjëherë”/ Turqia jep njoftimin e rëndësishëm për refugjatët që kërkojnë të hyjnë në BE

“Kemi marrë vendim, i cili hyn në fuqi

Refugjatët në Turqi ua mësynë kufijve evropianë të premten, pasi një zyrtar turk deklaroi se kufijtë janë hapur, në përgjigje të përshkallëzimit të luftës në Siri. Të enjten, 33 ushtarë turq u vranë nga forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga Rusia.

“Kemi marrë vendim, i cili hyn në fuqi menjëherë, që të mos i ndalojmë refugjatët sirianë nga shkuarja në Evropë, qoftë përmes tokës ose detit”, tha një zyrtar i lartë turk për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Të gjithë refugjatët, përfshirë sirianët, mund të kalojnë në Bashkimin Evropian”, tha zyrtari turk në kushte anonimiteti.

Reuters raporton se, brenda orësh, kolona migrantësh janë nisur drejt kufijve evropianë.

“Kemi dëgjuar për (hapje të kufijve) në televizion”, tha Sahin Nebizade, migrante afgane.

Greqia dhe Bullgaria thanë se i kanë forcuar kontrollet në kufij menjëherë.

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, tha se perspektiva e një krize të re migrantësh paraqet një kërcënim të madh në kohën kur vendet evropiane janë duke luftuar me përhapjen e koronavirusit COVID-19.

Megjithatë, BE-ja dhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë thanë se raportet për çdo ndryshim të gjendjes në kufij janë ende jozyrtare dhe se Ankaraja nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar.

Turqia, në vitin 2016, ka nënshkruar një marrëveshje me Bashkimin Evropian për të penguar rrjedhën e migrantëve – të ikur kryesisht nga konfliktet në Lindjen e Mesme – në vendet e BE-së.

Një vit më herët, më 2015, Evropa është përballur me krizën më të madhe me migrantë që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi mbi një milion sish kanë hyrë në kontinent.

Më të lexuarat