BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Bota

“Kërcënimi është shumë i madh”, nënkryetari i Komisionit Europian del me paralajmërimin e frikshëm: Fëmijët tanë do përballen me luftën për...

“Kërcënimi është shumë i madh”,

Nënkryetari i Komisionit Evropian, Frans Timmermans paralajmëron se njerëzit e moshuar do të duhet të bëjnë sakrifica në luftën kundër ndryshimit të klimës ose fëmijët e sotëm do të përballen me luftëra për ujë dhe ushqim në të ardhmen.

Sipas tij bota do të përballet me reagime nga njerëzit që i frikësohen humbjes së punës ose të ardhurave, të nxitur nga politikanë populistë dhe interesit për lëndët djegëse fosile, nëse politika sociale dhe politika klimatike nuk kombinohen dhe kostot dhe përfitimet e zhvillimit ekonomik ndahen në mënyrë të drejtë.

“Nuk është vetëm një çështje urgjente, por edhe një çështje e vështirë. Ne duhet ta transformojmë ekonominë tonë. Ka përfitime të mëdha, por është gjithashtu një sfidë e madhe. Kërcënimi më i madh është ai social. Nëse nuk e rregullojmë, fëmijët tanë do të paguajnë luftëra për ujë dhe ushqim dhe këtu nuk ka dyshim”, tha Timmermans.

Adresimi i ndryshimeve klimatike do të jetë shumë herë më i lirë sesa ndërprerjet që do të shkaktojë ngrohja globale. Një politikë e tillë gjithashtu kontribuon në shëndetin dhe kostot kanë rënë në mënyrë dramatike në vitet e fundit.

Sidoqoftë, largimi nga karburantet fosile do të shënojë fundin e disa punëve tradicionale si minierat e qymyrit dhe kostot e ndryshimit do të bien në mënyrë të pabarabartë në sektorë të ndryshëm të shoqërisë nëse politikanët nuk ndërhyjnë.

Më të lexuarat