BREAKING NEWS

“Çantat e mbushura me florinj”/ Nuredin Dumani tregon vjedhjen e parë me Talo Çelën dhe emrin e njohur që e ka futur në këtë ‘lojë’: Gjithmonë organizoheshim 4 veta, detyra ime ishte…

“Çantat e mbushura me florinj”/ Nuredin Dumani tregon
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh në Fier, policia ‘në këmbë’, kontrolle blic për...

Çfarë po ndodh në Fier, policia ‘në
x
BREAKING NEWS

"Panaire koti", Erion Braçe reagon ashpër: Gjithë bota po dridhet nga katastrofa e ushqimit, ne kënaqemi me jonxhën, a jeni në terezi apo jo

"Panaire koti", Erion Braçe reagon ashpër: Gjithë
x
BREAKING NEWS

“OSBE e akuzoi zyrtarisht se ka fshehur 200 mln euro offshore”, Berisha i bën thirrje Ramës nga Vlora: Duhet të japësh llogari përpara shqiptarëve

“OSBE e akuzoi zyrtarisht se ka fshehur 200 mln euro offshore”,
x
BREAKING NEWS

“Plumbi i Artë” i SPAK/ Kokat e krimit nuk u kapën, reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore: Po kryejmë hetime

“Plumbi i Artë” i SPAK/ Kokat e krimit nuk u kapën, reagon
x
BREAKING NEWS

Gara për kreun e PD-së/ Berisha e nis takimin në Vlorë me akuza drejt qeverisë: Mandatin e dytë e përdorën për të shkatërruar opozitën, kjo mafie...

Gara për kreun e PD-së/ Berisha e nis takimin në Vlorë me
x
BREAKING NEWS

Negociatat për presidentin dështuan, vjen reagimi i parë nga Sali Berisha

Negociatat për presidentin dështuan, vjen reagimi i parë nga Sali
x
BREAKING NEWS

Gara për kreun e PD-së/ Berisha në Vlorë, vendos lule në monumentin e Hasan Prishtinës

Gara për kreun e PD-së/ Berisha në Vlorë, vendos lule
x

Bota

Kërcënon Lavrov: Të gjithë do të ndjejnë efektet e luftës që Perëndimi i ka shpallur Rusisë

Kërcënon Lavrov: Të gjithë do të ndjejnë efektet e

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pretendon se Perëndimi po zhvillon një "luftë hibride, gjithëpërfshirëse" kundër Rusisë. Ai e bëri deklaratën gjatë një fjalimi në Moskë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se Perëndimi ka shpallur një "luftë totale hibride" kundër Rusisë dhe se është e vështirë të parashikohej se sa do të zgjaste lufta.

Në një deklaratë në ditën e 80-të të pushtimit rus të Ukrainës, Lavrov denoncoi sanksionet perëndimore kundër Moskës dhe u përpoq të portretizonte Rusinë si objektivin dhe jo si autorin e një sulmi.

"Perëndimi ka shpallur një luftë hibride të plotë kundër nesh dhe është e vështirë të parashikohet se sa kohë do të zgjasë kjo, por është e qartë se pasojat do të ndjehen nga të gjithë, pa përjashtim," tha ai në një deklaratë.

Lavrov tha se përpjekjet për të izoluar Rusinë janë të destinuara të dështojnë. Për më tepër, shtoi ai, Perëndimi po tradhton vlerat e veta.

"Ai termi i luftës gjithëpërfshirëse u përdor nga Gjermania hitleriane dhe tani përmendet nga shumë politikanë evropianë kur flasin për atë që duan të bëjnë me Rusinë. Qëllimi i tyre nuk është i fshehur, ata deklarojnë publikisht se janë fokusuar në ekonominë ruse dhe Rusinë, thjesht duan ta shkatërrojnë plotësisht".

"Ne bëmë gjithçka që mundëm për të shmangur një konfrontim të drejtpërdrejtë – por tani që sfida ka ndodhur, ne, natyrisht, e kemi pranuar atë".

Lavrov komentoi sanksionet me ironi kur tha se "ato kanë ekzistuar gjithmonë në një formë ose në një tjetër."