BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Bota

Kërkoi të ikte nga kjo botë pa asnjë cent, miliarderi tashmë zyrtarisht trokë, ja çfarë i ndodhi bosit

Kërkoi të ikte nga kjo botë pa asnjë cent, miliarderi

U deshën dekada, por Chuck Feeney, ish-themeluesi miliarder i gjigantit me pakicë Duty Free Shoppers më në fund i ka dhënë të gjitha paratë e tij për bamirësi. Atij nuk i ka mbetur asgjë – dhe nuk mund të ishte më i lumtur.

Charles “Chuck” Feeney, 89 vjeçar, i cili themeloi shitësin me pakicë të aeroportit Duty Free Shoppers me Robert Miller në vitin 1960, grumbulloi miliarda ndërsa jetonte duke kursyer jashtëzakonisht shumë. Si filantrop, ai ishte pionier i idesë së dhënies ndërsa jeton – duke shpenzuar pjesën më të madhe të pasurisë se tij ne bamirësi, në vend që të financojë një fondacion pas vdekjes, shkruan ekskluzivisht Forbes.

Gjatë katër dekadave të fundit, Feeney ka dhuruar më shumë se 8 miliardë dollarë për bamirësi, universitete dhe fondacione në të gjithë botën përmes fondacionit të tij, “Atlantic Philanthropies”.

Sipas Forbes, me fjalë të tjera, ai ka dhënë 375,000% më shumë para sesa vlera e tij aktuale neto. Shumica e bamirësive janë dhënë në mënyrë anonime.

Bujaria dhe investimet e tij të shumta ndikuan tek Bill Gates dhe Warren Buffett për të filluar Giving Pledge në vitin 2010 – një fushatë që ka për qëllim të bindë njerëzit më të pasur për të dhënë të paktën gjysmën e pasurisë para vdekjes.

Feeney dhuroi shuma të majme parash, si për shembull 270 milionë dollarë për modernizimin e kujdesit shëndetësor në Vietnam, 3.7 miliardë shkuan për arsimin, më shumë se 870 milionë për të drejtat e njeriut dhe ndryshimet shoqërore, 62 milionë për grante për heqjen e dënimin me vdekje në SHBA, 76 milionë për fushatat bazë për Obamacare (ligj i miratuar që i siguron të gjithë amerikanëve të kenë akses te sigurimet shëndetësore), 700 milionë për shëndetin, 176 milionë për Institutit Global të Shëndetit të Trurit në Universitetin e Kalifornisë etj.

Më 14 shtator të këtij viti, Feeney përfundoi misionin e tij prej katër dekadash dhe nënshkroi dokumentet për të mbyllur Filantropitë e Atlantikut.