BREAKING NEWS

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar se të prekur me koronavirus, ja 3 qytetet me numrin më të madh të infektimeve

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar
x

Bota

‘Këto variante janë një kërcënim shumë real’, ekspertët japin alarmin për SHBA, ja çfarë po rrezikojnë

‘Këto variante janë një kërcënim shumë

Përhapja e varianteve shumë ngjitëse të koronavirusit kërcënon të shkaktojë “rritjen e katërt potenciale të rasteve” në SHBA, paralajmëroi shefja e Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky.

Ajo kujtoi se rreth 70,000 raste të reja në ditë janë regjistruar javën e kaluar, një numër ky sipas saj mjaft i lartë.  Në të njëjtën periudhë ka pasur afro 2,000 vdekje në ditë, tha Walensky.

“Ju lutem, më dëgjoni qartë: me këtë nivel të rasteve, me përhapjen e varianteve, ne mund të humbasim plotësisht terrenin e fituar me vështirësi. Këto variante janë një kërcënim shumë real për njerëzit tanë dhe progresin tonë”, u shpreh ajo, duke paralajmëruar për një valë të mundshme të katërt të pandemisë në vend.

Janë shumë variante të koronavirusit që qarkullojnë, por ekspertët e shëndetit janë të shqetësuar veçanërisht për disa. Këto përfshijnë variantet e zbuluara së pari në Mbretërinë e Bashkuar, në Afrikën e Jugut dhe në Brazil, që duket se janë më ngjitëse. Walensky thotë se autoritetet e kanë aftësinë për të ndaluar një rritje të katërt potenciale të rasteve në vend, por kërkoi nga njerëzit që të kenë durim dhe të jenë bashkëpunues.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, mbi 28 milionë njerëz janë infektuar atje dhe mbi 500,000 kanë humbur jetën, ndërsa shpresë përcjell fakti që deri tani janë administruar më shumë se 76 milionë doza vaksinash.

Më të lexuarat