BREAKING NEWS

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas gabimit të pafalshëm që...

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas
x

Bota

Kim Jong Un flet për arsenalin e tij bërthamor dhe bën premtimin: Nuk do të ketë kurr më...

Kim Jong Un flet për arsenalin e tij bërthamor dhe bën premtimin:

Në fjalimin e mbajtur, lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un u shpreh se beson që vendit të tij nuk do t’i duhet më të luftojë për shkak se arsenali i tij bërthamor i garanton sigurinë.

“Me arsenalin tonë të madh dhe efektiv bërthamor të vetëmbrojtjes, nuk do të ketë më luftëra mbi këtë tokë dhe siguria dhe e ardhmja e vendit tonë do të jenë të siguruara përherë”, tha Kim në një fjalim të tij.

Duke folur para një grupi veteranësh në 67 vjetorin e armëpushimit që efektivisht i dha fund luftës mes koreve, Kim tha se armët bërthamore do t’i mundësonin Koresë së Veriut mbrojtjen e vetvetes kundër çdo kërcënimi ushtarak nga forcat imperialiste dhe armiqësore. Prej vitesh, Koreja e Veriut ka punuar për armët e saj bërthamore duke i konsideruar ato tërësisht në funksion të mbrojtjes apo zmbrapsjes së përpjekjeve për pushim apo ndryshim regjimi.

Por disa ekspertë thonë se armët bërthamore do ta forconin Penianin dhe do ti mundësonin regjimit të Kim Jong Unit të adoptonte politika më armiqësore dhe luftarake.