BREAKING NEWS

“Do ndodhë javën e ardhshme..”, Taulant Balla paralajmëron foton që do dalë për Lulzim Bashën dhe do shkaktojë ‘tërmet’ në politikën shqiptare

“Do ndodhë javën e ardhshme..”, Taulant Balla
x

Bota

Kina cilësohet si vatra e Covid-19, autoritetet nxjerrin një tjetër version, hedhin dyshimet se virusi ka hyrë në shtetin e tyre nëpërmjet...

Kina cilësohet si vatra e Covid-19, autoritetet nxjerrin një

Kina është akuzuar nga shumë vende, përfshirë SHBA-në, se po i fsheh të dhënat e filleve të virusit që shpejt u bë pandemi globale. Ekspertët e vendit aziatik e kanë mohuar gjithmonë këtë, ndonëse i kanë ndaluar mjekët e Ëuhanit, qytetit ku nisi kriza, që të flasin për fazat e para të sëmundjes.

Qeveria kineze pretendon se COVID-19 ka ekzistuar para se të raportoheshin rastet e para në Kinë. Disa media atja pretendojnë se koronavirusi hyri në Kinë nga ushqimet e ngrira të importuara.

“Koronavirusi nuk nisi në Ëuhan, por, sipas ekspertëve, mund të ketë ardhur në Ëuhan nëpërmjet ushqimeve të ngrira”, shkruan gazeta zyrtare e Partisë Komuniste Kineze në pushtet.

Sipas ekspertit Zeng Guang, “ka shumë mundësi që virusi të ketë ekzistuar në disa vende të tjera përpara se të vihej re në Ëuhan”.

Së fundmi, Kina i ka intensifikuar kontrollet mbi ushqime e ngrira dhe ka deklaruar se ka gjetur gjurmë të COVID-19 në disa prej paketimeve. Si rrjedhojë, Kina ka vendosur rregulla të reja për importimin e ushqimeve.