BREAKING NEWS

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/
x

Bota

Kina demonstron forcën ndaj SHBA, kalon me aeroplanmbajtësen e re në ngushticën e Taivanit

Kina demonstron forcën ndaj SHBA, kalon me aeroplanmbajtësen e re
 Kina ka lunduar dje në ngushticën e Taivanit me aeroplambajtësen e saj të re, disa ditë pas kalimit të luftanijeve të SHBA, në një mesazh të qartë se nuk do të tolerojë aleanca të dyshimta me ishullin e pavarur. 
 
Grupi i aeroplanmbajtëses kineze lundroi nga ana e vet e kanalit, ndërsa pas tyre kaluan dhe luftanije amerikane dhe japoneze. Ministria e mbrojtjes së Taivanit tha se kishte dislokuar anijet e sja për të monitoruar situatën dhe i kishte thënë qytetarëve të shqetësoheshin.
 
Flota detare kineze ka në dispozicion tre aeroplanmbajtëse edhe pse vetëm një prej tyre, Liaoning, është plotësisht operacionale. Kjo e fundit është dislokuar në flotën veriore kineze dhe nuk zbret deri në ujërat e Taivanit.
 
Por vitin që vjen Kina prej të ketë operacionale shtatë nëndetëse që ushtria i ka porositur prej disa vitesh, për të ruajtur sovranitetin në ujërat që rrethojnë territorin kontinental.