BREAKING NEWS

Koalicion me Ramën në 2021? Ilir Meta jep përgjigjen e prerë, surprizon me deklaratën për Kryemadhin: Jam mërzitur! Do ju tregoj mesazhet e Monikës e Vasilit

Koalicion me Ramën në 2021? Ilir Meta jep përgjigjen e
x

Bota

Kina heq tarifat shtesë për disa produkte amerikane

Kina heq tarifat shtesë për disa produkte amerikane

Autoritetet kineze njoftuan se do të përjashtojnë një pjesë të vogël të produkteve amerikane nga tarifat e vendosura së fundmi si kundërpërgjigje ndaj një lufte të përshkallëzuar tregtare mes dy fuqive botërore ekonomike.


Ministria e Financave e Kinës publikoi një listë me 16 produkte, të cilat nuk do t’i nënshtrohen tarifave shtesë, përfshirë karkalecat, vajin industrial, një makineri e përparuar për të luftuar kancerin, vajit lubrifikant e përbërje të tjera kimike.

Vendimi për përjashtimin e tyre hyn në fuqi më 17 shtator dhe do të mbetet në fuqi për një vit.


Për më shumë se një vit Uashingtoni dhe Pekini janë përfshirë në luftë tarifash të nxitura nga kërkesa fillestare e Presidentit amerikan Donald Trump për ndryshime në tregtinë, subvencionet dhe praktikat e pronësisë intelektuale të Kinës.


Më 1 shtator Uashingtoni i vendosi tarifa të reja shtesë importeve kineze me vlerë rreth 112 miliardë dollarë, duke përfshirë pajisjet e veshjet sportive, instrumentet muzikore e mobiljet.


Kina u kundërpërgjigj me tarifa në vlerën e 75 miliardë dollarëve ndaj importeve amerikane, përfshirë misrin, mishin e derrit, mermerin dhe gomat e biçikletave.