BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Bota

Kina kërcënon SHBA: Do të vuajë të gjitha pasojat e akordit të avionëve me Tajvanin

Kina kërcënon SHBA: Do të vuajë të gjitha pasojat e

Pekini ka reaguar ashpër dje ndaj marrëveshjes së propozuar të shitjes së avionëve luftarakë F-16 nga SHBA për Tajvanin duke thënë se do të ketë pasoja shkatërrimtare. Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying paralajmëroi se Uashingtoni do të vuajë të gjitha pasojat e pajisjes së provincës së pavarur kineze me gjuajtësit F-16. “Kina nxit SHBA të pranojë plotësisht natyrën e ndjeshme të çështjes dhe të pranojë parimin ‘Një Kinë’ dhe tre komunikatat e përbashkëta Kinë-SHBA që ndalojë shitjet e armëve dhe kontaktet ushtarake me Tajvanin. Ndryshe, pala kineze do të sigurohet për të dhënë reagimin më të fortë, dhe pala amerikane do të vuajë të gjitha pasojat”, tha zëdhënësja Chuning, për akordin prej rreth 8 miliardë dollarë. Sipas planit prej nëntë linjash të presidentit Xi Jinping, Kina është përpjekur të shtojë influencën e saj në rajon. Por të ndaluar këtë administrata e presidentit Trump ka nisur patrullime në ujërat e Tajvanit dhe tashmë ka miratuar dhe marrëveshjen e avionëve F-16, çka po shton tensionet mes Pekinit e Uashingtonit një kohë lufte të ashpër tregtare mes të dyjave.

Lëvizja mbrohet nga SHBA

Senatori republikan Marco Rubio insistoi se marrëveshja e avionëve është një hap i rëndësishëm në mbështetje të përpjekjeve të Tajvanit për vetëmbrojtje. “Teksa qeveria dhe partia komuniste kineze përpipqen të zgjerojnë kapjen e tyre autoritare në rajon, është thelbësore që Shtetet e Bashkuara të zgjerojnë partneritetin e tyre strategjik me Tajvanin demokratik me anë të mbështetjes së vazhdueshme e të rregullt”, tha Rubio. Gjithashtu senatori i Texas, Ted Cruz ngriti lart presidentin për arritjen e marrëveshjes, duke thënë: “Kina po akumulon instalacionet ushtarake duke kërcënuar aleatët tanë, ushtria popullore e Kinës ka drejtuar qindra raketa nga Tajvani dhe gjuajtësit e saj kalojnë në ngushticën e Tajvanit  prandaj është kritike që Tajvani të ketë mbështetjen e nevojshme për të mbrojtur veten.” Lajmi vjen në një kohë kur Kina dhe Filipinet po kryjnë takime mbi praktikat ushtarake në ujërat e tyre të përbashkëta.

Tensione të përkeqësuara

Shitja e 66 gjuajtësve të modernizuar nuk është ende fakt i kryer, por koha e saj nuk mund të kishte qenë më e keqe sa i përket marrëdhënieve aktuale Kinë-SHBA, mes protestave në Hong Kong të nisura tre muaj më parë dhe që nuk tregojnë shenja qetësimi. Protestuesit duket se po bëhen gjithnjë e më të guximshëm teksa kanë tentuar të marrin kontrollin e aeroportit ndërkombëtar dhe janë përleshur ashpër me policinë. Kina ka akuzuar SHBA për mbështetje të lëvizjes por administrata Trump ka mohuar të ketë rol. Autoritetet dhe media kineze janë të bindur se po tentohet një “revolucion me ngjyra” i mbështetur nga SHBA. Ndërsa Tajvani qeveriset nga pasardhës së nacionalistëve kinezë të drejtuar nga Çan Kai Shi, të cilët humbën luftën civilë në 1949 dhe kërkuan strehim në ishull nën mbrojtjen e SHBA. Tajvani njihej si ‘Republika e Kinës’ deri në vitin 1971, kur OKB njohu Pekinin si qeverinë legjitime të Kinës. Duke iu trembur një pushtimit nga Kina, Tajvani ka nisur kohët e fundit të blejë armë nga SHBA, siç ishin blerja e 100 Abrams M1A2T për $2.2 miliardë, dhe ajo e raketave portative kundër-ajrore muajin e kaluar. Kësaj jave Taipei njoftoi rritje masive të buxhetit të mbrojtjes deri në $13 miliardë. Pekini ka kërcënuar të vendosë sanksione ndaj kompanive amerikanë që armatosin Tajvanin, pas përplasjeve të ashpra tregtare me SHBA, dhe supozohet se këto kërcënime përfshijnë dhe marrëveshjen e fundit të avionëve F-16.

Andi Lamko

Më të lexuarat