Bota

Kina një hap përpara, nxjerr aplikacionin detektor për të kontrolluar virusin

Kina një hap përpara, nxjerr aplikacionin detektor për të

Kina ka krijuar një aplikacion që lejon që përdoruesit të kontrollojnë nëse kanë qenë pranë një personi i cili është i infektuar me koronavirus.

“Detektori i afërt me kontaktin” do t’u tregojë përdoruesve nëse ka pasur ndonjë person të prekur nga virusi vdekjeprurës pranë tyre, ose që dyshohet se janë të prekur nga virusi.

Përdoruesit duhet të skanojnë një përgjigje të shpejtë në kodin e smartphone-ve të tyre. Nëse identifikojnë se mund të jenë të rrezikuar apo të prekur nga koronavirusi duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të kërkojnë ndihmën e autoriteteve lokale shëndetësore.

Agjencia e lajmeve “Xinhua” shkruan se vendimi për aplikacionin u mor bashkërisht nga departamentet qeveritare dhe Korporata e Teknologjisë Elektronike të Kinës dhe u mbështetet në të dhëna nga autoritetet e shëndetësisë dhe transportit.