Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kina nuk do të marrë pjesë në negociatat SHBA-Rusi për çarmatimin

Postuar: 08/11/2019 - 18:29

"Edhe Kina është e gatshme të reduktojë arsenalin e armëve të saj bërthamore. Por ne nuk mendojmë që të marrim pjesë në negociatat e çarmatimit SHBA-Rusi".
 
Kështu tha sot drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Kontrollit të Armëve të Ministrisë së Jashtme të Kinës, Fu Cong, në një fjalim në konferencën për parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore të mbajtur në Moskë.
 
Fu tha se është shumë e rëndësishme çështja e reduktimit të armëve bërthamore që posedojnë Rusia dhe SHBA.
 
"Sepse këto armatime janë në përmasa gjigante. Janë shumë më tepër se të vendeve të tjera që kanë armë bërthamore. Për këtë arsye bëjmë thirrje për vazhdimin e bisedimeve për çarmatimin e SHBA-së dhe Rusisë", shtoi Fu.
 
Ndërkohë duke bërë të ditur se edhe Kina është e gatshme të bëjë atë që i përket mbi këtë çështje, Fu tha se, "Edhe Kina është e gatshme të reduktojë arsenalin e armëve të saj bërthamore. Ne jemi të gatshëm t‘i bashkohemi këtij procesi nëse edhe vendet e tjera reduktojnë arsenalet e tyre në nivelin që ka Kina. Por ne nuk mendojmë që të marrim pjesë në negociatat e çarmatimit SHBA-Rusi".
 
“Ne nuk i shohim të drejta iniciativat e SHBA për të përfshirë edhe Kinën në negociatat për çarmatosje që zhvillon me Rusinë”, shpjegoi Fu, i cili më tej vlerësoi se, "Iniciativa të tilla të largojnë nga objektivi kryesor. SHBA prodhon një arsye vetëm për të dalë nga një marrëveshje e rëndësishme ndërkombëtare".

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 21:47

Teksa forcat amerikane në Siri u zhvendosën drejt fushave të naftës në Deir Ezzor në vijim të tërheqjes nga veriu i Sirisë, Rusia po vijon vendosjen në postet e braktisura nga SHBA.
 

Postuar: 18/11/2019 - 21:36

 Kina ka lunduar dje në ngushticën e Taivanit me aeroplambajtësen e saj të re, disa ditë p

Postuar: 18/11/2019 - 20:29

Autoritetet italiane arrestuan shefin e një kompanie në Napoli pasi punësoi dhjetëra punëtorë pa

Postuar: 18/11/2019 - 20:07

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusog tha se Ankaraja do të nisë një operacion të ri ush

Postuar: 18/11/2019 - 20:04

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen bënë thirr

Postuar: 18/11/2019 - 19:51

Të paktën tre persona janë vrarë nga disa të shtëna në një Walmart në OklahomaSipas Patrullës s

Postuar: 18/11/2019 - 15:51

Prej dekadash SHBA ka refuzuar t’u shesë Egjiptit avionët gjuajtës F-15 për të mbajtur ve