BREAKING NEWS

Rama thirrje Asamblesë së OKB-së: Kthejini sytë nga siguria kibernetike, Shqipëria u sulmua nga Irani

Rama thirrje Asamblesë së OKB-së: Kthejini sytë nga siguria
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep njoftimin e rëndësishëm: Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep
x
BREAKING NEWS

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e njohur ruse lëshon alarmin: Katastroftë bërthamore...

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e
x
BREAKING NEWS

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i Transparencës ndryshon sërisht çmimet, ja sa do të shiten karburantet

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i
x
BREAKING NEWS

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e të korruptuarve, zbulon se prokurorët specialë dhe agjentët e BKH po bashkëpunojnë me 20 skuadra të përbashkëta hetimore nga vendet e BE

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e
x
BREAKING NEWS

Nga pezullimi i “Air Albania”, tek tërheqja e mjekëve në spitalin e Fierit dhe mbajtja peng e Xhamisë së Namazgjasë, si ndryshoi qëndrim Edi Rama për gylenistët pasi Erdogan filloi të tërhiqte investimet në Shqipëri

Nga pezullimi i “Air Albania”, tek tërheqja e mjekëve
x
BREAKING NEWS

Ja 5 qokat e Edi Ramës për Erdoganin, nga masakrimi i shkollave të Gylenit, te blerja e dronëve 40 milionë euro nga dhëndri i Sulltanit turk

Ja 5 qokat e Edi Ramës për Erdoganin, nga masakrimi i shkollave
x
BREAKING NEWS

Ndryshon qëndrimi amerikan për njeriun e Malit me Gropa, Yuri Kim vizitë blic te spiuni Ilir Metaj, ish-Presdeinti distancohet nga “non grata” Sali Berisha

Ndryshon qëndrimi amerikan për njeriun e Malit me Gropa, Yuri Kim
x

Bota

Kina publikon librin e bardhë për çështjen e Tajvanit dhe ribashkimin në epokën e re

Kina publikon librin e bardhë për çështjen e Tajvanit dhe

Zyra e Çështjeve të Tajvanit dhe Zyra e Informacionit të Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës publikuan të mërkurën një libër të bardhë të titulluar "Çështja e Tajvanit dhe ribashkimi i Kinës në epokën e re".

Synimi i këtij libri të bardhë është të përsërisë faktin se Tajvani është pjesë e Kinës, të tregojë vendosmërinë e popullit kinez për ribashkimin kombëtar, si edhe të theksojë pozicionin e qeverisë kineze në epokën e re.

Sipas librit të bardhë, Tajvani i përket Kinës që nga lashtësia dhe ky fakt ka një bazë të shëndoshë në histori dhe jurisprudencë.

Rezoluta 2758 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është një dokument politik që përmbledh parimin e "Një Kine", autoriteti ligjor i të cilit nuk lë vend për dyshime dhe është pranuar në mbarë botën, theksohet në dokument, duke shtuar se ky parim përfaqëson konsensusin universal të bashkësisë ndërkombëtare e përputhet me normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Forcat e huaja kanë nxitur veprime provokuese nga forcat separatiste, duke intensifikuar tensionin e kundërvënien ndërmjet dy anëve të ngushticës dhe duke dëmtuar paqen e qëndrueshmërinë në rajonin e Azi-Paqësorit. Kjo bie ndesh me prirjet themelore globale të paqes, zhvillimit e bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella dhe me dëshirën e bashkësisë ndërkombëtare e aspiratën e tërë popujve, thuhet në librin e bardhë.

Ribashkimi paqësor dhe "Një vend, dy sisteme" janë parimet bazë për zgjidhjen e çështjes së Tajvanit dhe rruga më e mirë për realizimin e ribashkimit kombëtar. Duke mishëruar mençurinë kineze "Mund të begatohemi duke përqafuar njëri-tjetrin", këto parime marrin parasysh plotësisht realitetin e Tajvanit dhe janë në të mirë të qëndrueshmërisë afatgjatë në Tajvan pas ribashkimit, vë në dukje dokumenti.

"Ne do të punojmë me sinqeritetin më të madh dhe do të bëjmë përpjekje maksimale për të arritur ribashkimin paqësor, por nuk do të heqim dorë nga përdorimi i forcës dhe ruajmë të drejtën për të marrë të gjitha masat e nevojshme. Kjo ka si qëllim për t’u mbrojtur nga ndërhyrjet e huaja e të gjitha veprimtaritë separatiste dhe kurrsesi nuk synon bashkatdhetarët tanë kinezë në Tajvan. Përdorimi i forcës do të ishte zgjidhja e fundit e marrë në rrethana detyruese," theksohet në librin e bardhë me titull "Çështja e Tajvanit dhe ribashkimi i Kinës në epokën e re.