BREAKING NEWS

Mjeku amerikan jep lajmin e bujshëm: Jam i lumtur t’ju njoftoj se mund të kem gjetur kurën për koronavirusin

Mjeku amerikan jep lajmin e bujshëm: Jam i lumtur t’ju njoftoj se
x

Bota

“Kinezët krijuan supervirusin pulmonar në laborator”, vijnë dhe reagimet për kronikën që përfundoi në vorbullën e furtunës, ja ç’mendojnë virologët për origjinën e koronavirusit

“Kinezët krijuan supervirusin pulmonar në laborator”,

Bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe në internet, por shkenca e mohon, po ashtu edhe kryeministri italian, kronikën e “Tgr Leonardo”, që më 16 nëntor 2015 lançoi lajmin se kinezët krijuan në laborator supervirusin.

Drejtori i kanalit “Rai” që transmetoi lajmin, Alessandro Cararin shpjegoi se ajo kronikë u mor nga një publikim në “Nature”. Ai saktësoi se e njëjta revistë sqaroi se virusi nuk ka asnjë lidhje me Covid-19.

“Nuk e kam parë kronikën, por kam referenca se nuk është kështu”, -tha kryeministri Conte.

“Shkencëtarët kinezë krijojnë një supervirus pulmonar nga lakuriqët e natës dhe minjtë”. Kështu nis kronika që përfundoi në vorbullën e furtunës. “Është një eksperiment, por shqetëson shumë”, -shpjegoi prezantuesi i programit. Një grup shkencëtarësh kinezë shartojnë një proteinë të marrë nga lakuriqët në virusin Sars që rrjedhin nga minj dhe del një supervirus që mund të prekë njerëzit".

Një mendim shkencor erdhi në vend të kësaj nga epidemiologu Enrico Bucci, i cili, i intervistuar nga “Rainews24”, nënvizoi: "Covid-19 nuk është i njëjti virus i krijuar në laborator nga kinezët në vitin 2015 që nuk kishte asnjë aftësi epidemike. Për më tepër, nuk ka dyshim se Covid-19 nuk u krijua në laborator, por është rezultat i seleksionimit natyror".

Edhe virologu italian Roberto Burioni mohoi mashtrimin, duke sqaruar se nuk ka asnjë lidhje mes virusit të krijuar në laboratorët kinezë dhe koronavirusit aktual.

"Virusi rrjedh nga rezervuari i egër". Kështu deklaroi virologia italiane Ilaria Capua. "Ne ende nuk e dimë se sa specie kafshësh goditi para se të arrinte te njerëzit. Do të doja t'u tregoja teoricienëve të komplotit se barkodi, sekuenca, e këtij virusi për të cilin flitet në “TgrLeonardo”, është një pjesë integrale e botimit", -shpjegoi virologia që drejton një Qendër Shëndetësore të Ekselencës, në Universitetin e Floridës, SHBA. "Nëse Covid-19 do të kishte qenë afër këtij virusi, ne do ta kishim mësuar menjëherë ditën tjetër".