
"Në Tiranë ende nuk ka nis kontrolli...", eksperti Karamuço reagon për grupet kriminale

Pamjet e vrasjes së Artan Santos/ Gazetari Hoxha kritikon ish-shefin e policisë, ja cila është arsyeja

Gazetari Hoxha tregon 'prapaskenat' e kamerave nga grupet kriminale, zbulon arsyen përse i përdorin

E rëndë/ Humb jetën në aksident 23-vjeçarja shqiptare në New York, dalin detajet nga policia

Kapet shqiptari me aftësi të kufizuar, ja si bënte “kërdinë” me grabitje në Greqi

Zgjedhjet e 14 Majit/ Alibeaj dorëzon listën e anëtarëve të KZAZ

Përfshihet nga flakët mjeti në Tiranë, dalin detajet e para

Skandali "McGonigal"/ Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Rama prej 3 ditësh në një ishull me hetues të FBI

Kirurgu që transplantoi zemrën e derrit te njeriu tregon eksperiencën e veçantë

Shkruar nga SOT.COM.AL 17 Janar 2022

Pacienti të cilit i është transplantuar zemra e derrit është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Kështu deklaroi vetë drejtuesi i ekipit që kreu transplantin e zemrës së derrit te David Bennett, dr. Bartley Griffith në një intervistë ekskluzive në emisionin “Sot”, në Euronews Albania.
Griffith tha se pacienti nuk është ende në formën e duhur, por është i lumtur që është ende gjallë.
“Sa herë e takoj, pacienti më falenderon në lot”, tha doktori.
Bartley Griffith tha se përzgjedhja e pacientit ishte rastësore dhe se ai nuk kualifikohej për një transplant standard zemre.
Pacienti zgjodhi që transplanti të kryhej pavarësisht se nuk kishte siguri për jetën e tij.
“Transplantimi i zemrës së derrit ishte shansi i vetëm, pavarësisht rreziqeve, që nuk ishte më pak se të vazhdonte mjekimet e vetme. Ai e mori përsipër rrezikun dhe tha se edhe nëse nuk do të funksiononte, të paktën do të mësonte diçka”, u shpreh Griffith.
Griffith tha se kjo ka qenë ndërhyrja më e veçantë për të, në më shumë se 40 vjet karrierë si kirurg, ku ka kryer më shumë se 4000 operime.
“Kirurgët më kanë telefonuar, më kanë dhënë urimet dhe kanë ndjerë që ky është një hap i rëndësishëm që ne ishim të përgatitur për ta bërë”, tha dr. Griffith.
Kjo është dalja e parë live në media e dr. Bartley Griffith pas operacionit në fjalë.
I ftuar në “Sot” ishte edhe kardiologu Edvin Prifti, i cili bëri të ditur për publikun se po bëhen pothuajse 50 vjet që shkenca mjekësore po punon për kryerjen e transplantit të suksesshëm të organeve të kafshëve te njeriu, procedurë që quhet ndryshe ksenotransplant.
“Në vitin 1963, një kirurg bëri implikimin veshkash të shimpanzesë te njeriu. Njëri nga pacientët jetoi deri në 9 muaj”, tha Prifti.
Ai tregoi se derrat që përdoren për transplant janë me origjinë artificiale dhe kanë gene të modifikuara, në mënyrë që të përshtatën me trupin e njeriut.
“Derrat që u përdoren janë me origjinë artificiale, të modifikuar. Kanë 10 gene që janë modifikuar, 6 janë gene humane që janë importuar te derri, 4 janë të derrit që janë çaktivizuar pasi njeriu nuk i ka”, shpjegoi kardiologu prifti.
Në Amerikë është transplantuar për herë të parë një zemër derri te një pacient, në një përpjekje të fundit për t’i shpëtuar jetën. Mjekët në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Maryland-it thonë se transplanti tregoi se një zemër nga një kafshë e modifikuar gjenetikisht mund të funksionojë në trupin e njeriut pa refuzim të menjëhershëm.
Më të lexuarat


Turqia paralajmëron qytetarët e saj për sulme të mundshme diskriminuese në Evropë dhe SHBA

Shifra tragjike, më shumë se 500 të vdekur që nga fillimi i trazirave në Iran, mes tyre 71 të mitur

Sulmi me dron ndaj fabrikës iraniane, reagon menjëherë zyrtari amerikan

"Suedia do të tronditet nëse i themi “PO” vetëm Finlandës"/ Çfarë po "kurdis" Erdogani për antarësimin e dy vendeve në NATO?

Çfarë po ndodh? Një ajsberg i madh sa Londra shkëputet nga Antarktida (Foto)

"Nuk do të dërgojmë avionë luftarakë në Ukrainë", kancelari gjerman merr vendimin e papritur

Miliarda investime/ Italia bën marrëveshjen e rëndësishme me këtë vend

Përmbytjet në Zelandën e Re, raportohet numri i viktimave

Papa del me thirrjen e rëndësishme ndaj izraelitëve dhe palestinezëve

“I zmbrapsëm pushtuesit”, ushtria ukrainase rrëfen sulmet e rënda nga Rusia
