BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Bota

Kishte dy muaj që kishte marrë të dy dozat e vaksinës, infektohet me koronavirus presidenti i këtij shteti, tregon shqetësimet dhe si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Kishte dy muaj që kishte marrë të dy dozat e vaksinës,

Dy muaj pasi mori vaksinën ruse 'Sputnik V' ka rezultuar pozitiv presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez. Ky i fundit mori dozën e tij të parë të kësaj vaksine në 21 janar, dhe të dytën në shkurt.

Përmes një postimi në Twitter, presidenti tha se kishte ethe dhe dhimbje kokë dhe kishte rezultuar pozitiv.

“Unë tashmë jam i izoluar, duke respektuar protokollin aktual dhe duke ndjekur udhëzimet e mjekut tim personal.”, u shpreh ai.

Sipas ekipit mjeësor që kujdeset për të, shëndeti i udhëheqësit 62-vjeçar mbetet “i qëndrueshëm dhe në parametra brenda kufijve normalë”.

Argjentina u bë vendi i parë i Amerikës Latine që shpërndau vaksinën Sputnik V në fund të dhjetorit, me blerjen e 25 milionë dozave.