Lajme të tjera
BREAKING NEWS

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19
x

Bota

“Kjo është e neveritshme dhe e pështirë”/ Humbi bashkëshortin nga koronavirusi, gruaja gjen shoferin duke i urinuar tek dera e shtëpisë, por nuk mbaron me kaq veprimi skandaloz, ja çfarë bën

“Kjo është e neveritshme dhe e pështirë”/ Humbi

Sarah Merrix, 44 vjeç e cila ka humbur burrin e saj nga koronavirusi në muajin prill, ka ndarë videon në rrjetet sociale për të nxjerrë në pah sjelljen e paparanueshme të korrierit.

Një ngjarje aspak të këndshme ka traguar dhe e ka pasqyruar me foto dhe video, ku ka filmuar shoferin e Amazonës. Ai është kapur nga kamerat e sigurisë duke urinuar në garazhin e një famije.

Sarah ka dhe në vajzë 10 vjeç. Ajo ende nuk e ka kaluar dhimbjen e humbjes së bashkëshortit të saj i cili ishte një trajner futbolli 48 vjeç.

Në pamjet e publikuara, korrieri rreth të 40-ve shihet duke urinuar tek garazhi i shtëpisë së saj dhe më pas nuk përdori dezifektant duarsh, por shkoi direkt tek makina dhe mori porositë që duhet të dorëzonte.

Zonja Merrix, një këshilltare e shërbimit të klientëve, i dërgoi këtë video Amazonës duke i thënë: “A mund të më sqaroni mua pse shoferi juaj po urinn para garazhit tim? A është kjo sjellje e pranueshme? Unë ju sugjeroj ta gjeni atë dhe ta dërgoni përsëri për të pastruar garazhin tim. Nëse ai nuk është në dispozicion, atëherë unë ju sugjeroj të dërgoni pastrues profesionistë. Para se ta dërgoj këtë video në polici”.

Meri është shprehur për mediat e huaja se është shumë e zemëruar ndaj këtij gjesti: “Unë jam shumë e zemëruar, ai nuk i lau duart me ujë apo t’i pastronte me dezinfektat, ishte pa doreza dhe i dorëzoi porositë klientit me duar të pista, kjo është e neveritshme”.

Kjo video ka revoltuar edhe shumë përdorues të mediave, duke e quajtur këtë gjest jo të hijshmë.

“Të gjitha mikrobet që ai po vendos në ato pako, do kalojnë edhe tek klienti. Padyshim që shkel shëndetin dhe sigurinë”.

‘Në situatën aktuale, ne as nuk mund të kollitet dhe teshtimë, le të urinojmë në pronën e dikujt! Kjo është e pështirë”, ishin disa nga komentet.

Më të lexuarat