BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Bota

Kompania që menaxhon të gjitha pasuritë e George Soros zbulon sekretin miliarderit

Kompania që menaxhon të gjitha pasuritë e George Soros zbulon

Soros Fund Management, kompania që menaxhon të gjitha asetet e miliarderit dhe filantropit George Soros zbuloi se zotëron kriptovaluta në Bitcoin.

“Familja zotëron disa kriptovaluta, jo shumë”, tha Drejtorja Ekzekutive e Soros Fund Management, Daën Fitzpatrick në një intervistë për Bloomberg.

As Fitzpatrick dhe as Soros Fund Management nuk bëjnë publike sasinë e kriptovalutave që zotërojnë, duke ngritur dyshime se shifra mund të jetë shumë e madhe.

Soros Fond Management është i famshëm për fitimet e krijuara përmes investimeve në valutat tradicionale. Deklarata e Fitzpatrick për përfshirje të tij në tregun e kriptovalutave ka bërë që BitCoin të kërcejë me 10 për qind në vlerë në treg, duke shkuar në 56 mijë dollarë.

Në total, vlera e tregut të kriptovalutave përllogaritet në rreth 2 trilionë dollarë, që ndahen mes 200 milionë përdoruesve. Bitcoin është kriptomonedha më e madhe në këtë treg.