BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Bota

“Komploti rus”, zyrtarët e zbulimit informojnë Kongresin Amerikan, Trump i cilëson sajesa gazetash

“Komploti rus”, zyrtarët e zbulimit informojnë Kongresin

Tema më e diskutuar e këtyre, ajo e komplotit të ushtrisë ruse e cila sipas gazetës New York Times kishte bërë marrëveshje me talebanët në Afganistan për vrasje të ushtarëve amerikanë, ka marrë tashmë një dimension të ri. VOA raporton se zyrtarët më të lartë amerikanë të zbulimit, pritet të informojnë anëtarë me peshë të Kongresit për çfarë dihet dhe çfarë nuk dihet lidhur me një përpjekje të dyshuar ruse për të paguar militantë për sulme ndaj ushtarëve amerikanë dhe forcave të koalicionit në Afganistan. Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar të mërkurën se Drejtoresha e CIA-s, Gina Haspel dhe Drejtori i Agjencisë për Sigurinë Kombëtare, Paul Nakasone do të takoheshin me të ashtuquajturin Grupin e të Tetëve. Kjo do të jetë hera e parë që ligjvënësit do të informohen direkt nga zyrtarë të zbulimit lidhur me raportet se Rusia u kishte ofruar militantëve të lidhur me talebanët shpërblime për të vënë në shënjestër dhe vrarë trupa amerikane dhe të aleatëve në Afganistan. Informimet për akuzat, janë drejtuar nga Drejtori i Zbulimit Kombëtar, John Ratcliffe, një ish-anëtar i Kongresit që mori detyrën vetëm një muaj më parë, si edhe nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Robert O'Brien dhe Shefi i Personelit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, ndërkohë që të dy kanë më pak se një vit në postet përkatëse. “Personi që vendosi që herët nëse presidenti duhej të informohej në informimin për zbulimi në zyrën Ovale, është një punonjëse karriere me peshë. Dhe ajo e mori këtë vendim sepse nuk ishte e bindur në cilësinë e informacionit të zbulimit që kishte dalë”, i tha O’Brien gazetarëve. Dhe vetë President Trump, të mërkurën vazhdoi ta hedhë poshtë akuzën për një komplot rus, si sajesë, fillimisht në Twitter dhe më pas në një intervistë në Fox Business News.

"Nuk kemi dëgjuar asnjëherë më parë për këtë, sepse informacionet e zbulimit nuk konfirmuan asnjëherë të ishte në atë nivel. Shumë nga zyrtarët e zbulimit, nuk besonin që kishte ndodhur. Besoj se është një sajesë e ngritur mbi gazetat dhe demokratët”, tha ai.

Reagon Pentagoni

Në një raport të ri të Pentagonit, nënvizohet fakti që bashkëpunëtori rajonal i Al-Kaidas në Afganistan ka lidhje të ngushta me talebanët dhe “interes” për të sulmuar trupat amerikane.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në muajin shkurt në mes të talebanëve dhe Shteteve të Bashkuara, kryengritësit janë pajtuar për të ndaluar grupet terroriste si Al-Kaida nga shfrytëzimi i Afganistanit si strehë të sigurt për organizim të sulmeve. Departamenti amerikan i Mbrojtjes, në raportin e publikuar më 1 korrik, ka thënë se militantët talebanë kanë vazhduar punën e tyre me "Al-Kaidën në Subkontinentin indian". Ky rrjet “në mënyrë rutinore mbështet dhe punon me pjesëtarë të grupit të talibanëve, përgjatë përpjekjeve për të dëmtuar qeverinë afgane, si dhe ka interes për të sulmuar forcat amerikane dhe shënjestrat perëndimore në rajon”, ka thënë Departamenti i Mbrojtjes në një raport që ka hartuar për Kongresin amerikan. Ky dokument vjen pas raportit të Kombeve të Bashkuara, të publikuar një muaj më parë, në të cilin është thënë se Al-Kaida dhe talebanët “janë të afërt, bazuar në miqësi, histori të njëjtë të problemeve, simpatisë mbi ideologji”. Në raportin e OKB-së është thënë edhe se talebanët janë konsultuar vazhdimisht me Al-Kaidën përgjatë negociatave me Shtetet e Bashkuara, duke i ofruar garanci se do të nderojnë lidhjet historike.

Më të lexuarat