BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Bota

Kontrast i fortë me doktrinën e Trump “Amerika e para”, cili është vizioni i ShBA-ve që Biden do t’i paraqesë botës në daljen e parë në OKB

Kontrast i fortë me doktrinën e Trump “Amerika e para”,

Në paraqitjen e tij të parë në cilësinë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën, Joe Biden do të shpalosë botëkuptimin e tij multilateralist, përqendruar tek diplomacia.

“Kjo ishte një javë e rëndësishme për Presidentin Biden dhe rolin e tij udhëheqës në skenën botërore”, u tha të hënën gazetarëve një zyrtar i lartë i administratës duke iu referuar atyre që i cilësoi “përparësi kritike për sigurinë kombëtare të Amerikës dhe për paqen e prosperitetin e gjithë botës”.

Ky qëndrim është në kontrast të fortë me doktrinën “Amerika e Para” që mbështeste ish-paraardhësi i tij, Donald Trump.

Takimi vjetor i nivelit të lartë të OKB-së është një mundësi për organizatën prej 193 anëtarësh, që të diskutojë rreth sfidave me rëndësi rajonale dhe globale.

Presidenti Biden u nis drejt Nju Jorkut të hënën në mbrëmje për takimin ballë për ballë me rreth 100 krerë shtetesh në selinë e OKB-së.

Pas fjalimit të tij të martën, ai ka një takim në Nju Jork me kryeministrin australian Scott Morrison dhe më vonë gjatë ditës do të presë për bisedime në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin britanik Boris Johnson.

Javën e kaluar tre vendet shpallën një pakt sigurie i cili do t’i sigurojë Australisë teknologji amerikane për ndërtimin e nëndetëseve bërthamore si dhe ekspertizën britanike në fushën detare. Marrëveshja synon ta ndihmojë Australinë të luftojë kërcënimet në rajonin e Indo-Paqësorit. Analistët e shohin gjerësisht masën si një përpjekje për t’iu kundërvënë ndikimit në rritje të Kinës në rajon.

Në Kombet e Bashkuara, Presideti Biden do të flasë gjithashtu rreth vendimit që ka nxitur debate, tërheqjes së trupave nga Afganistani. Zoti Biden thotë se vendimi është pjesë e filozofisë së administratës së tij për t’u përqëndruar tek kundërshtari i vërtetë: Kina. Të dielën, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Kinës që të shmangin atë që ai e tha se mund të jetë një Luftë e Ftohtë e mundshme. Ai u bëri thirrje dy vendeve që të rregullojnë marrëdhënien e tyre “plotësisht jofunksionale” sikurse i cilësoi.

“Nuk do të pajtohesha me këtë karakterizim të marrëdhënieve”, tha Sekretarja për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki të hënën, duke shtuar se presidenti Biden dhe homologu i tij kinez javën e kaluar patën një bisedë 90-minutëshe që ishte “e sinqertë, por sigurisht jo atje ku duhet”.

“Nesër (të martën) presidenti do të mbajë një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dhe ai do ta bëjë të qartë padiskutim se nuk po kërkon të shkojë drejt një Lufte të Ftohtë të re në të ardhmen me asnjë vend të botës”, shtoi zonja Psaki.

Zyrtari i lartë i administratës Biden renditi çështjet ku do të përqëndrohet fjalimi i Presidentit Biden.

“Fjalimi do të përqëndrohet në propozimin që ne të mbyllim kapitullin e 20 viteve luftë e të hapim një kapitull të diplomacisë intensive duke bërë bashkë aleatë, partnerë dhe institucione për t’u përballur me sfidat kryesore sikurse: COVID-19, ndryshimet klimatike, zhvillimi i teknologjisë, ato që lidhen me tregtinë dhe ekonominë, investimet në infrastrukturë të pastër e jashtë ndikimit të korrupsionit, tek qasja moderne ndaj antiterrorizmit e konkurrencë të fortë mes fuqive të mëdha, por jo një Luftë të Ftohtë të re”, tha ai./VOA