Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Korea e Jugut vazhdon kërkimin e të zhdukurve nga mbytja e tragetit

Korea e Jugut vazhdon kërkimin e të zhdukurve nga mbytja e tragetit

Postuar: 17/04/2014 - 20:36

Polumbarët jug-koreanë u përballën sot me rryma të fuqishme uji dhe vështirësi shikimi, ndërkohë që vazhdojnë kërkimin e rreth 287 njerëz të cilët ende figurojnë të zhdukur një ditë pas mbytjes së tragetit në brigjet e Koresë së Jugut. Zyrtarët e rojës bregdetare thonë se 9 njerëz u konfirmuan të vdekur sot ndërkohë që ky numër pritet të rritet. Ngadalësia në përpjekjet e kërkimeve ka zemëruar familjarët e viktimave që presin njoftime lidhur me fatin e njerëzve të tyre.
 
Trageti prej 7 tonësh u nis nga porti Incheon në perëndim të Seulit mbrëmjen e së martës për në ishullin Jeju, rreth 100 kilometra nga brigjet jugperëndimore të Koresë së Jugut. Në traget gjendeshin edhe 150 makina e kamionë. Ende nuk është folur për shkaqet e mbytjes. Por disa të mbijetuar thanë se kishin dëgjuar një goditje me zhurmë para se anija të anohej dhe të fundosej. Ko Myung-Seok i Rojës Bregdetare thotë. Shumë pasagjerë thanë se atyre fillimisht u ishte thënë të qendronin në karriget e tyre dhe të mos përpiqeshin të shpëtonin, gjë që ka zemëruar shumë prej familjarëve të të zhdukurve.
 
Kim Young-bung, kreu i kompanisë së tragetit kërkoi falje për katastrofën: “U kërkojmë ndjesë të thellë familjeve të viktimave. Kompania jonë premton se do të bëjë gjithçka që të mos humbasim jetë të tjera.” Mes udhëtarëve ishin edhe 325 gjimnazistë nga një shkollë e Seulit në një ekskursion katër ditor. Ka njoftime se një mjegull e dendur kishte mbuluar zonën mbrëmjen e së martës por nuk dihet nëse ka ndikuar për fundosjen e anijes.
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 23:15

Tërmeti i fortë tronditi sot në drekë kryeqytetin grek të Athinës, duke alarmuar miliona banorë.
 
Si pasojë në disa zona është ndërprerë energjia elektrike.
 

Postuar: 19/07/2019 - 22:02

Irani ka sekuestruar sonte çisternën e dytë detare në pronësi britanike në ujërat e Ngushticës

Postuar: 19/07/2019 - 21:48

Ministria ruse e mbrojtjes ka publikuar një video me testimet në detin e Japonisë, ku dy luftan

Postuar: 19/07/2019 - 21:40

Një video tregon momentin e tmerrshëm kur një turiste zhvishet lakuriq dhe kërcen nga një urë m

Postuar: 19/07/2019 - 21:33

Modelja e bukur ruse që u martua me ish-mbretin e Maljazisë dhe u raportua më pas se është divo

Postuar: 19/07/2019 - 21:03

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venezuelë, teksa lojtari Gerardo Mendoza, është gjetur i vrarë

Postuar: 19/07/2019 - 15:56

Irani ka mohuar sot pretendimet e President Donald Trump se një luftanije ameriakne në Gjirin P