Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Korea e Veriut paralajmëron SHBA për sulm masiv paralajmërues në rast provokimi

Postuar: 20/04/2017 - 20:00

Mediat shtetërore koreano-veriore paralajmëruan sot Shtetet e Bashkuara për “goditje paralajmëruese super të fuqishme” pas deklaratës së sekretarit Rex Tillerson se vendet po përpiqen të shtojnë presionin mbi Korenë e Veriut për programin e saj bërthamor.

Presidenti Donald Trump po përpiqet të mbajë linjë të ashpër ndaj liderit verior Kim Jong Un, i cili ka refuzuar dhe kritikat e aleatit të tij Kinës duke vazhduar me programin raketor edhe pas sanksioneve të OKB.

"Në rast të nisjes së sulmit tonë paralajmërues super të fuqishëm, do të zhduken jo vetëm forcat pushtuese imperialiste të SHBA në Korenë e Jugut, pro dhe ato në kontinentin amerikan”, shkruante e përditshmja shtetërore  Rodong Sinmun.

Korea e Veriut ka kërcënuar rregullisht Japoninë, Korenë e Jugut dhe SHBA.

"Ne po rishikojmë statusin e Koresë së Veriut për të gjetur mënyra të rritjes së presionit në mënyrë që Piongiangu të angazhohet në dialog”, ka thënë Tillerson.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Dorëheqja, Sean Spicer refuzon konfliktet në administratë

Postuar: 22/07/2017 - 19:02

Zëdhënsi i shtypit i Shtëpisë së bardhë Sean Spicer u përpoq sot të minimizonte zhurmat për përcarje brenda administratës Trump pas njoftimit për dorëheqjen e tij, duke thënë
Lideri i Hungarisë: BE dhe Soros kërkojnë të muslimanizojnë Evropën

Postuar: 22/07/2017 - 18:51

Kryeministri anti-emigracion i Hungarisë tha sot se Bashkimi Evropian bashkë me miliarderin amerikan me origjinë çifuto-hungareze George Soros, por kërkojnë krijimin e një Evr
Gabriel turqve të Gjermanisë: Vendi juaj është këtu

Postuar: 22/07/2017 - 18:48

Diaspora turke e Gjermanisë u sigurua dje se është pjesë integrale e vendit megjithë marrdhëniet e vështira aktuale mes Berlinit e Ankarasë, me anë të një letre të hapur të mi
Vdes në skenë këngëtarja franceze, dyshohet rryma elektrike

Postuar: 20/07/2017 - 22:25

Një këngëtare 35-vjecare franceze e muzikës tradicionale vdiq dje duke performuar nga kontakti i dyshuar me rrymën elektrike.
HRW: Greqia vazhdon të dështojë me emigrantët e mitur

Postuar: 20/07/2017 - 16:48

Greqia po dështon në dhënien e kujdesit të nevojshëm ndaj emigratëve të mitur të pashoqëruar, tha sot grupi i monitorimit të të drejtave të njeriut Human Rights Watch, duke ci
Brexit, negocjatori evropian Barnier kërkon më shumë qartësi nga Britania

Postuar: 20/07/2017 - 16:46

Negocjatori evropian i Brexit i bëri sot thirrje Britanisë të japë më shumë qartësi mbi çështjet e rëndësishme të negociatave, duke përfshirë dhe faturën e saj të ndarjes dhe