Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Koreja Veriore kërcënon të tërhiqet nga Samiti me Trump

Koreja Veriore kërcënon të tërhiqet nga Samiti me Trump

Postuar: 16/05/2018 - 15:31

Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të braktisë takimin e muajit të ardhshëm me presidentin amerikan Donald Trump, nëse çarmatimi bërthamor është i njëanshëm. Komentet vijnë një ditë pas nisjes së stërvitjes së përbashkët ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.
 
Në një deklaratë të përcjellë nga media shtetërore, zv/ministri i jashtëm koreano-verior Kim Kye-gëan shprehet se Peniani do të rimendojë pjesëmarrjen në samitin e 12 qershorit, nëse Uashingtoni kërkon në mënyrë të njëanshme që vendi të heqë dorë nga armët bërthamore.
 
Zv/ministri i jashtëm akuzoi Shtetet e Bashkuara për synime dashakeqëse, ndërkohë që drejtoi gishtin në mënyrë të drejtpërdrejtë tek këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare John Bolton, i cili ka sugjeruar se Koreja e Veriut mund të ndjekë një model të çarmatimit bërthamor si Libia, duke hequr dorë nga armët për të siguruar ndihmë ekonomike.
 
“Ne nuk e fshehim neverinë ndaj Bolton. E kemi shprehur tashmë gatishmërinë tonë për një gadishull korean të çarmatosur dhe e kemi bërë të qartë në disa raste se SHBA duhet t’i japë fund politikës armiqësore ndaj Penianit dhe kërcënimeve bërthamore, si parakusht për bisedimet,” u shpreh zv/ministri i jashtëm.
 
Vetëm disa orë përpara këtij lajmërimi, Koreja e Veriut gjithashtu pezulloi një takim të nivelit të lartë me Korenë e Jugut.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/04/2019 - 18:56

Një stuhi e fuqishme rëre nga Saharaja do të prekë gadishullin e Ballkanit dhe pjesën më të madhe të Evropës.

Postuar: 23/04/2019 - 18:30

Pas zjarrit, vjen shiu, një tjetër kërcënim për simbolin ikonë të Parisit.

Postuar: 23/04/2019 - 15:45

Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini ka pranuar sot problemet me aleatët e 5-Yje, duke t

Postuar: 23/04/2019 - 15:27

I ashtuquajturi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmet terroriste në Shri Lanka sot, duke

Postuar: 23/04/2019 - 10:20

Qeveria gjermane dëshiron të ndryshojë ligjin për azil.

Postuar: 23/04/2019 - 09:44

Serbia do dhurojë 1 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales së Notre Dame.

Postuar: 23/04/2019 - 09:03

Rrënojat e një anijeje australiane të fundosur nga një nëndetëse japoneze në Luftën e Dytë Botëro