BREAKING NEWS

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore. Zbardhen emrat e deputetëve që votuan pro

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen
x

Bota

Koronavirusi ka mbërthyer vatrën më të re të botës, njerëzit po vdesin në krevatet e shtëpisë

Koronavirusi ka mbërthyer vatrën më të re të

Në Manaus, qyteti më i madh në pyjet e shiut në Amazonë, njerëzit po vdesin në shtretërit e tyre.

Bllokimi nga koronavirusi po përpiqet të hiqet në të gjithë Brazilin, njerëzit mbushin rrugët, zhurma e trafikut është duke u shurdhuar, tregjet janë plot, por shifrat e viktimave vazhdojnë të rriten.

Brazili është vendi i dytë me numrin më të lartë të të prekurve në botë, me mbi 590 mijë të prekur dhe 32.688 viktima.

Në një nga lagjet më të prekura dhe më të varfra në Sao Jorge, trupat mbushin rrugët, por nuk lejohet të bëhet një funeral i duhur.

“Sky” shkruan se shumë prej trupave të gjendur të vdekur në shtretërit e tyre në shtëpi nuk do t’u bëhet testi për koronavirus dhe nuk do të dihet asnjëherë se cili ka qenë shkaku i humbjes së jetës. Raste të tilla janë me qindra.

Manaus është një ndër zonat më të thella dhe më të varfra të Brazilit dhe ndihmat zor se shkojnë deri atje. Njerëzit përshtaten si të munden, me një tjetër tragjedi për të kaluar në një tokë të harruar nga shteti, shkruan “Sky”.

Më të lexuarat