BREAKING NEWS

Italia kalon 10 mijë të vdekur, 889 të vdekur, 1434 të shëruar dhe 3651 të infektuar në 24 orë

Italia kalon 10 mijë të vdekur, 889 të vdekur, 1434 të
x

Sport

Koronavirusi kthehet në pandemi/ OBSH troket në dyert e UEFA-s, çfarë do të ndodhë me Euro 2020

Koronavirusi kthehet në pandemi/ OBSH troket në dyert e UEFA-s,

UEFA po tenton të shpëtojë Euro 2020 me synimin për të konfirmuar zhvillimin e turneut më të rëndësishëm europian sipas dative të përcaktuara në kalendar. Por situata globale e lidhur me emergjencën e përhapjes së virusit Covid-19 rrezikon të minojë gjithçka. Ose më e pakta të ndryshojë planet e qeverisë europiane të futbollit. Situata bëhet më e vështirë për UEFA-n, pas ndërhyrjes së Organizatës Botërore të Shëndetësisë që tani e konsideron Coronavirus një pandemi.

Ky alarm ka bërë që përfaqësues të OBSH të kontaktojnë UEFA-n për të mësuar planet e saj. Një tjetër fakt që komplikon zhvillimin e Euro 2020 sipas programit ka të bëjë me mënyrën se si do të organizohet ky kompeticion, për herë të parë në histori në 12 shtete. Një problem I madh, duke parë që Covid-19 tashmë është përhapur thuajse në të gjithë vendet e kontinentit të vjetër. Kësaj i shtohen edhe kalendari i Europa League që ka ndryshuar për shkak të shtyrjes së disa ndeshjeve, ndërsa me shumë mundësi kjo pritet të ndodhë edhe me sfidat e Champions League.

Koronavirusi kthehet në pandemi/ OBSH troket në dyert e UEFA-s,