BREAKING NEWS

795 raste të reja me koronavirus 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep detajet

795 raste të reja me koronavirus 24 orët e fundit, Ministria e
x

Bota

Koronavirusi mbërthen Italinë, shënohet viktima e dytë në rajonin e Lombardisë, dhjetra të tjerë të infektuar

Koronavirusi mbërthen Italinë, shënohet viktima e dytë

Mëngjesi i ditës së djeshme ka shënuar viktimën e dytë në Itali nga koronavirusi. 30 persona të tjerë janë konfirmuar të infektuar me Convid – 19 në rajonin e Lombardisë, ndërkohë që 54 është numri i të infektuarve në të gjithë Italinë. Viktima e parë ka qenë 78-vjeçari Adriano Trevisian që u nda nga jeta në spitalin e Padovas, ku u pranua dhjetë ditë para se të vdiste ndërsa ankohej se është i sëmurë nga gripi sezonal. Viktima e dytë është një grua, e cila vdiq në shtëpi, duke bërë që të mbyllen menjëherë të gjitha dyqanet e asaj zone. Në këtë rajon, janë pesë mjekë dhe dhjetë banorë të sëmurë me koronavirus, pasi kishin frekuentuar të njëjtën kafene, ku dyshohet se edhe janë sëmurë. Si pasojë e përhapjes së koronavirusit në regjionin e Lombardisë në Itali, autoritetet kanë kërkuar që të ndalohet çdo aktivitet, ndërsa 50 mijë banorëve i është kërkuar të mbyllen në shtëpi. Nga frika e sëmundjes vdekjeprurëse, banorët po dalin vetëm për të blerë ushqimet e domosdoshme dhe barnat e nevojshme, ndërsa të gjithë janë me maska në fytyrë. Autoritetet italiane, njoftuan për 450 persona që po qëndrojnë në karantinë brenda një spitali në pritje të përgjigjeve të analizave nëse janë apo jo të infektuar dhe gje4ndja raportohet të jetë nën kontroll dhe nuk ka rrezik të përhapjes së mëtutjeshme. Kryeministri Giuseppe Conte tha se ekzistonte një karantinë e detyrueshme për të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me pacientët e infektuar, pasi autoritetet lokale vazhduan të gjurmojnë të gjithë ata me të cilët kishin rënë në kontakt. “Shumica e kontakteve të atyre që testuan pozitivisht për koronavirus janë identifikuar dhe janë nënshtruar testeve dhe masave të nevojshme”, thuhet në deklaratën e Contes. Pas lajmit për vdekjen e dytë të regjistruar nga Covid-19, guvernatori i rajonit të Venetos Luca Zaia deklaroi se “spitali Schiavonia ku po kurohej viktima do të mbyllet e brenda 5-6 ditëve do të boshatiset e gjithë struktura”, raporton Agjensia e Lajmeve italiane Ansa.

Koronavirusi në botë

Deri më tani 2.366 persona kanë vdekur në mbarë botën nga coronavirusi, ndërsa janë infektuar 77.976 të tjerë. Autoritetet kineze po planifikojnë të fillojnë testimin e vaksinave njerëzore në prill, të krijuara kohët e fundit për t’u marrë me koronavirusin e ri. Xu Nanping, Zëvendës Ministri i Shkencës dhe Teknologjisë, në një deklaratë për Channel Neës Asia ka thënë se studiues publik dhe privatë në të gjithë botën aktualisht po punojnë për të zhvilluar kura dhe vaksina që mund të lehtësojnë kontrollimin e koronavirusit që u shfaq në dhjetor në qytet nga Wuhan. “Disa ekipe kërkimore janë duke testuar teknika të ndryshme për të zhvilluar një vaksinë të mundshme dhe pritet që vaksina e parë të kalojë në ekzaminime klinike në fund të prillit”, tha ai. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ndërkohë ka paralajmëruar se procesi për të aplikuar vaksinat në përpjekje për të frenuar coronavirusin mund të zgjasë një vit. Drejtori i përgjithshëm i organizatës, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se vaksina mund të zgjasë midis 12 dhe 18 muaj. “Shqetësimi ynë vazhdon të jetë i madh pasi virusi mund të përhapet kryesisht në vendet me një sistem të dobët shëndetësor", tha kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus. Qeveria e Kinës ka nisur pesë mënyra të ndryshme për të adresuar krizën shëndetësore, përfshirë zhvillimin e një vaksine, përdorimin e inxhinierisë gjenetike për të prodhuar proteina që veprojnë si antigjene ose modifikimin e vaksinave tashmë ekzistuese, siç është ajo e përdorur kundër Influenzavirus A. Jashtë Kinës Koronavirusi i ri është përhapur në rreth 26 vende të botës por duket se situata më alarmante është në Korenë e Jugut ku ditën e djeshme autoritetet thanë se numri i të infektuarve është dyfishuar në 433 dhe sipas tyre mund të rritet në mënyrë të konsiderueshme, deri në 1 mijë vetë. Ndërsa në Iran zyrtarët shëndetësorë njoftuan se është regjistruar vdekja e pestë nga koronavirusi. Viktima ishte në mesin e 10 rasteve të reja të identifikuara së voni në republikën islamike.