BREAKING NEWS

Palët drejt një 17 maji të dytë, amerikanët nxjerrin jashtë loje LSI dhe nisin negociatat kokë më kokë me Ramën e Bashën, alarm në partinë e presidentit

Palët drejt një 17 maji të dytë, amerikanët nxjerrin
x

Bota

Koronavirusi/“Mos harroni të kujdeseni për këta persona”, OKB del me thirrjen e fortë për qeveritë në të gjithë botën: Përndryshe pasojat do të jenë katastrofike!

Koronavirusi/“Mos harroni të kujdeseni për këta

Koronavirusi është shndërruar në një pandemi botërore dhe të gjitha shtetet po luftojnë që ta minimizojnë sa më shumë përhapjen e këtij virusi që po merr me mijëra jetë njerëzish.

Pikërisht në këtë moment kur gjithë bota është futur në krizë, Organizata e Kombeve të Bashkuara u ka bërë thirrje qeverive që të mos harrojnë ata që janë pas hekurave.

Komisioneria e Lartë e OKB për të Drejtat e Njeriut Michelle Bachelet u shpreh  gjatë një deklarate se nuk duhen lënë pas dore as të burgosurit dhe as personat që punojnë në këto institucione.

 “Qeveritë po përballen me kërkesa të mëdha për burime në këtë krizë dhe duhet të marrin vendime të vështira. Por unë i nxis të mos harrojnë ata që ndodhen pas hekurave, ose personat e mbyllur në vende të tilla si institucione të shëndetit mendor, shtëpi të moshuarish dhe jetimore, sepse pasojat e neglizhimit të tyre janë potencialisht katastrofike.”, u shpreh Bachelet.

Për të shmangur katastrofën e mundshme, Michelle sugjeroi uljen e numrit të personave në paraburgim dhe të ekzaminojnë mënyrat për të liruar të paraburgosur veçanërisht të cenueshëm, si ata që janë më të vjetër ose të sëmurë.

Gjithashtu, sipas saj, nëse burgjet kufizojnë vizitat për të burgosurit, ata duhet të vendosin masa alternative si video-konferenca ose shtim të telefonatave me anëtarët e familjes.

“Masat anti-pandemike nuk duhet të dëmtojnë të drejtat themelore të personave të në burgje, duke përfshirë të drejtat e tyre për ushqim dhe ujë adekuat, dhe mundësinë e përdorimit të një avokati dhe mjeku”, shtoi ajo.