BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Koronavirusi/ Në Hong Kong po aplikohet karantina e dytë, ja përse duhet të na interesojë të gjithëve

Koronavirusi/ Në Hong Kong po aplikohet karantina e dytë, ja

Rikthim në jetën normale, ngjitur me kolegët e punës, apo shokët e bankës në shkollë, pjesë e dyndjes në ambiente publike, të ngjitur si sardele në autobus apo metro. Mundet mos të jetë më kështu jeta jonë pas pandemisë. Ndoshta nuk do të jetë ide e mirë një jetë pa masa paraprake të vazhdueshme, duke marrë parasysh hipotezën e një "vale të dytë" koronavirusi që po alarmon Azinë.

Duke vëzhguar strategjinë e ndjekur nga Pekini, Hong Kongu, Tokio, Singapori dhe Wuhan-i, vihet re se kontrasti i epidemisë vjen me faza. Ajo më drastike është tashmë e njohur në të gjithë botën si “lockdown”, mbyllja e përgjithshme, karantina kolektive për miliona njerëz, me aktivitetet ekonomike të ndërprera dhe njerëzit në shtëpi. Por, kur kurba e të prekurve më në fund të ulet, autoritetet duhet të vazhdojnë të vendosin masa, që do të ndryshojnë jetën sociale dhe mënyrën e lëvizjes së njerëzve, shkruhet në një artikull të “Corriere della sera”.

Hong Kongu ka vendosur sërish masa shtrënguese, pas rikthimit të rasteve të të prekurve me Covid, shumica të importuar. Jo mbyllje e përgjithshme, por gjithsesi një lloj karantine tjetër e detyrueshme për të frenuar përhapjen dhe parandaluar një krizë si ajo që pa Kina dhe po kalojnë shumë vende të botës.

“Strategjia mbyllje-hapje e kontrolluar është vendimtare në këtë fazë. Masat e kontrollit duhet të vazhdojnë me shkallë deri kur të verifikohet një nga këto rrethana: zhvillimi natyral i imunitetit të popullatës, shkaktuar nga infeksioni dhe shërimi; zbulimi dhe shpërndarja e një vaksine të besueshme”. Strategjia afatgjatë është sugjeruar nga Gabriel Leung, drejtor i mjekësisë në Universitetin e Hong Kongut, një specialist në fushën e epidemisë së koronavirusit, duke qenë në vijën e parë kundër Sarsit në vitin 2002-2003. Përfundimi i profesor Leung: Do të kalojmë në disa cikle lëshimi-shtrëngimi të masave përpara se të gjejmë zgjidhjen përfundimtare.

Një ndër synimet e përmbajtjes në faza, në mungesë të një vaksine, është të evitohen apo ngadalësohen infektimet, në mënyrë edhe që sistemi shëndetësor i çdo vendi të marrë frymë pas javësh në një luftë të ashpër. Është ajo që po ndodh në Kinë; shumë studime sinjalizojnë se pa masa të forta, koronavirusi që tani duket se po tërhiqet, gati në zhdukje, mund të rikthehet të shndërrohet në epidemi në gusht. Synimi është të vonohet rikthimi i koronavirusit të paktën deri në tetor. Të fitohet kohë, deri në gjetjen e medikamenteve efikase. Ja përse njerëzit duhet të vazhdojnë të mbajnë maska, kinematë duhet të rrinë të mbyllura, parqet e argëtimit dhe muzetë e qyteteve të mëdha, si Shangai, u hapën dhe u mbyllën prapë. Në Pekin u pezulluan ardhjet nga jashtë për çdo qytetar të huaj, deri në një urdhër të dytë. Edhe për punonjësit kinezë, që duhet të punojnë në zyrë në kryeqytet janë vënë masa tepër të ashpra.