Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të reja! Kryeministri Rama paralajmëron valë shkarkimesh: Ja kush do largohet nga detyra

Priten zhvillime të reja! Kryeministri Rama paralajmëron valë
x

Bota

Koronavirusi/ OBSH jep opinionin zyrtar për epideminë

Koronavirusi/ OBSH jep opinionin zyrtar për epideminë

Autoritetet e Kinës kanë konfirmuar të paktën 26 viktima dhe 830 raste të të prekurve nga koronavirusi i ri i panjohur. Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit, po hetohen mbi 1 mijë  raste të dyshuar, dhe miliona njerëz janë ndaluar të largohen nga zonat e tyre rezidenciale.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar sot pas një takimi urgjent në Gjenevë se koronavirusi nuk përbën ende  një “emergjencë ndërkombëtare”, duke sjellë qetësimin e pritur për popullatat dhe autoritetet.

Periudha e inkubacionit për virusin është 2 deri në 12 ditë, çka sipas OBSH përbën një arsye më shumë, që autoritetet të marrin masa për të frenuar sa më shumë të jetë e mundur përhapjen. Gjendja e emergjencës më parë është deklaruar për ebolën, virusin Zika dhe H1N1.

Në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së sëmundjes, autoritetet kineze kanë ndaluar transportin nga Vuhani, duke anuluar shërbimet e urbane, udhëtimet, me traget, ato hekurudhore si dhe fluturimet. Pushteti vendor ka nxjerrë një direktivë për  ndalimin e trafikut. Kinemaja, kafenetë dhe vendet e tjera që janë të mbipopulluara nuk do të funksionojë. Banorët nuk do të mund të largohen nga qyteti përveç “arsyeve të jashtëzakonshme”. Vetë qyteti Vuhan do të ndërtojë brenda 6 aditësh një spital me rreth 1 mijë shtretër, posaçërisht për të infektuarit me virus.

Më të lexuarat