BREAKING NEWS

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen
x

Bota

Koronavirusi përhapet frikshëm në SHBA, Nju Jorku i godituri më rëndë, regjistrohen mbi një mijë vdekje, ja çfarë parashikon virologu i Shtëpisë së Bardhë

Koronavirusi përhapet frikshëm në SHBA, Nju Jorku i godituri

Koronavirusi ka mbërthyer gjithë botën, ku numri i viktimave dhe i të prekurve ka arritur në shifra të frikshëm. Pas Italisë dhe Spanjës, një përhapje të shpejtë e pandemisë vazhdon të zgjerohet  të zgjerohet në Shtetet e Bashkuara.

Viktimat e infeksionit  arritën në mbi 1000 kurse rastet pozitive janë rreth 70 000 nga të cilat mbi 30 mijë janë në shtetin e New York-ut, pothuajse gjysma e atyre në të gjitha Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Trump ka deklaruar se nuk ka ndërmend të kryej depistimin e popullsisë dhe se SHBA kanë bërë një punë shumë më të mirë se çdo vend tjetër në lidhje me testet e tamponit.

Ai kundershtoi këshillat e OBSH dhe e akuzoi atë se ishte "shumë e orientuar në favor të Kinës".

Ndërkohë senati amerikan ka aprovuar ndihmën prej mbi 2 trilion dollarë, paketa më e madhe e ndihmës në histori për të mbështetur ekonominë amerikane e kërcënuar seriozisht nga emergjenca shëndetësore si edhe familjet dhe pas kësaj është shpërndarë deri më 20 prill.

Sipas Ministrit të Thesarit Steven Mnuchin, paketa e ndihmës do të lejojë që ekonomia amerikane të qëndrojë në ekuilibër për të paktën tre muaj.

Ndërkohë super virologu i Shtëpise së Bardhe Anthony Fauci tha se koronavirusi mund të jetë sezonal ose ciklik dhe se për këtë arsye ai do të kthehet edhe nëse emergjenca aktuale tejkalohet.