BREAKING NEWS

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush do ta dënojë rëndë presidentin

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush
x

Bota

Koronavirusi po alarmon botën, SHBA i bën thirrjen urgjente Kinës

Koronavirusi po alarmon botën, SHBA i bën thirrjen urgjente Kinës

Sekretari i Shëndetësisë në ShBA, Alex Azar i ka bërë thirrje autoriteteve kineze për më shumë transparencë për mënyrën e menaxhimit të epidemisë së koronavirusit.

"Ne i bëjmë thirrje Kinës që bashkëpunimi dhe transparenca janë hapat më të rëndësishëm drejt luftës kundër virusit" - shprehet ai.

Azar gjithashtu përmendi dhe njëherë se Pekini nuk i ka pranuar ende ekipet e ekspertëve nga ShBA për të ndihmuar në këtë situatë.Katër ditë më parë, Presidenti amerikan Donald Trump kishte interpretuar "transparencën" e Kinës dhe konfirmoi ditën e djeshme (27 janar) se qeveria e tij ishte në kontakt të ngushtë me Kinën.

Deri më tani, 106 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa pesë raste të saj janë regjistruar në SH.B.A.