Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Socialistët e Tiranës ndezin motorët/ Veliaj merr vendime të rëndësishme, lëviz 20 drejtues, u kërkon të fokusohen në fushatë (Zbardhen EMRAT dhe pozicionet e tyre)

Socialistët e Tiranës ndezin motorët/ Veliaj merr vendime të
x

Bota

Koronavirusi po merr përmasa të frikshme, shënohen 1113 viktima, OBSH jep alarmin se ç’po ndodh: Armiku publik numër një, të merren masa të ashpra, vendet duhet të…

Koronavirusi po merr përmasa të frikshme, shënohen 1113 viktima,

Virusi vdekjeprurës vazhdon të përhapet me ritme të shpejta, numri i viktimave arrin shifra të larta, duke shkuar në 1.113 personave dhe te infektuarit kane kaluar shifren  44,653 te prekur, OBSH ka dale me nje tjeter apel te forte. 

Organizata Botërore e Shëndetësisë u kërkoi vendeve të marrin masa sa më të ashpra në luftimin e e koronavirusit të ri.

“Bota duhet ta konsiderojë virusin si armikun publik numër një”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë raportoi për 108 vdekje të reja nga koronavirusi vetem më 11 shkurt.

Deri më tani raportohet për 319 raste në 24 vende të tjera të botës. Bashkimi Evropian paralajmëroi një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë, që do të mbahet të enjten.

Koronavirusi, i cili është shfaqur për herë të parë në fund të vitit të kaluar, në qytetin Vuhan të Kinës, shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe simptomat zakonisht fillojnë me ethe dhe kollë të thatë. Aktualisht nuk ka vaksinë për të.

Më të lexuarat